Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Rusia thotë se ka penguar sulme të IS-it në rajonin e Moskës

Shërbimi Federal i Sigurisë në Rusi ka thënë se ka shpërbërë një qelizë të grupit ekstremist, Shteti Islamik, që ka qenë duke planifikuar “akte të terrorizimit” në rajonin e Moskës.

Zyrtarët e sigurisë kanë ndalur një anëtar të kësaj qelize, të përshkruar si “qytetar i një shteti të Azisë Qendrore” në rajonin Vladimir, në lindje të Moskës, ka thënë Shërbimi Federal i Sigurisë më 25 nëntor.

Sipas këtij Shërbimi, një bombë e krijuar në kushte të shtëpisë është konfiskuar gjatë hetimeve.

“Synimet tjera të qelizës kanë qenë edhe rekrutimi i anëtarëve të rinj në Shtetin Islamik dhe ofrimi i mbështetjes financiare për terrorizëm”, bazuar në deklaratë.

Gjykata Supreme në Rusi e ka shpallur Shtetin Islamik si grup terrorist në dhjetor të vitit 2014. /rel

Postime të ngjashme

Izraeli rihap pjesën më të madhe të ekonomisë, përfshirë baret dhe restorantet

T E

Papa Françesku vizitoi rajonin e zotëruar dikur nga IS-i

T E

Çfarë duhet të presim në vitin 2021 nga grupi i ri i veturave, Stellantis?

S.B.

Tërmet në Bosnjë dhe Hercegovinë

T E

Qindra suedezë protestojnë kundër masave për luftim të pandemisë

T E

Senati amerikan miraton paketën e ndihmës

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...