Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Rusia vazhdon ta sulmojë mediumin letonez ‘Meduza’

Më 23 Prill 2021, autoritetet ruse e futën portalin e njohur ‘Meduza’ në listën e “agjentit të huaj”.

Meduza është e regjistruar si biznes medial në Letoni, por veprimtarinë mediale e ushtrojnë më së shumti në Rusi. Futja në listën ‘agjent i huaj’ ka rrezikuar seriozisht ekzistencën e këtij mediumi pasi që kjo i ka frikësuar reklamuesit duke rrezikuar kështu të ardhurat e ‘Meduzës’. 

Pas këtij vendimi të Qeverisë Ruse, ‘Meduza’ lansoi një faqe interneti ku njerëzit e vullnetit të mirë do të mund të ndihmonin përmes donacioneve, për të siguruar ekzistencën e mediumit. 

Por pak kohë pas lansimit të kësaj faqe, ajo u sulmua nga hakerët që dyshohet të jenë rus. 

“Më 5 maj, hakera të panjohur sulmuan faqen e internetit të financimit nga publiku për ‘Meduza’, të cilën ne e lansuam pasi autoritetet ruse na caktuan si një media “agjent të huaj” dhe dëbuan reklamuesit tanë. Hakerat u përpoqën të bënin qindra pagesa në Meduza duke përdorur numrat e vjedhur të llogarisë bankare dhe adresat e postës elektronike për informacione kontakti. Shërbimi i pagesave elektronike “Stripe”, i cili përpunon donacionet për Meduza, bllokoi shumicën e këtyre transferimeve. Në dritën e këtyre ngjarjeve, Meduza ka pezulluar përkohësisht pagesa të reja të drejtpërdrejta përmes platformës sonë të mbështetjes, meduza.io, por ne ende jemi duke pranuar donacione përmes PayPal dhe kriptomonedhës”, thuhet në njoftimin e redaksisë së ‘Meduza’

Por çka është ‘Meduza’ dhe çfarë roli ka në Rusi?

‘Meduza’ është një projekt medial i regjistruar në Letoni. 

Veprimtaria e tyre është prodhimi i lajmeve dhe historive më të rëndësishme nga qindra burime në Rusi dhe në të gjithë ish-Bashkimin Sovjetik. Ekipi i tyre përfshin disa nga profesionistët më të mirë të Rusisë në lajmet dhe raportimet. 
“Ne e vlerësojmë pavarësinë tonë dhe përpiqemi të jemi një rrugë e besueshme, e besuar për informacione të verifikuara, të paanshme në lidhje me Rusinë dhe ish-Bashkimin Sovjetik, si dhe një burim për njohuri të mprehta rreth një prej rajoneve më enigmatike të botës”, thuhet në faqen e ‘Meduza’ ku flasin për veprimtarinë e tyre. 

Pse u futën në listën e ‘agjentëve të huaj’ dhe pse u bënë target i rrezikshëm nga Qeveria ruse?

Redaksia e Meduzës ka kërkuar sqarime nga 
Ministria e Drejtësisë së Rusisë pse janë cilësuar nga shteti rus si ‘agjent i huaj’ dhe nga përgjigja e tyre kanë ardhur në përfundim se janë dy arsye pse kjo ka mund të ndodh. 

E para:
Rusia shtoi ‘Meduza’ në listën e saj “agjent të huaj” në shenjë hakmarrje për trajtimin që Letonia ia bëri agjensisë shtetërore ruse të mediave Sputnik dhe Rusia Today.

Kjo ftesë për t’u hakmarrë kundër Meduza erdhi një ditë pasi RT njoftoi se faqja e saj në gjuhën ruse nuk ishte më e disponueshme në Letoni, për shkak të censurës nga autoritetet lokale. Tre javë më vonë, Ministria e Drejtësisë e Rusisë e shtoi ‘Meduza’ në regjistrin e saj të “agjentëve të huaj”. 

Letonia kishte ndaluar projekte të ndryshme mediale ruse që i përkasin grupit të mediave shtetërore “Rossiya Segodnya”. Gjithashtu, Letonia ka hapur hetime penale kundër disa anëtarëve të stafit të këtyre mediave. Këta njerëz tani dyshohen për shkelje të rëndë të sanksioneve të sigurisë kombëtare dhe mund të përballen me pesë vjet burg nëse dënohen. Në Dhjetor 2020, autoritetet Letoneze ngritën të njëjtat akuza kundër shtatë autorëve të tjerë të Sputnik Latvia dhe Baltnews. Preteksti i Letonisë  ndalimin e bashkëpunëtorëve dhe reporterëve të mediave “Rossiya Segodnya” janë sanksionet evropiane kundër drejtorit gjeneral të këtij grupi të mediave shtetërore ruse, Dmitry Kiseelyov. Një vit më parë, në verën e vitit 2020, Këshilli Kombëtar i Letonisë për Mediat Elektronike ndaloi transmetimin lokal të shtatë stacioneve Russia Today me arsyetimin se ato “shkelin sanksionet ekonomike të BE-së” sepse rrjetet televizive janë “nën kontrollin e Kiseelyov”.

Dhe sipas hulumtimit të redaksisë së ‘Meduza’, Rusia si hakmarrje ndaj veprimeve letoneze e cilëson si ‘agjent të huaj’ ‘Meduzën’. Në listën e ‘agjentëve të huaj’ në Rusi janë edhe shumë media amerikane si ‘Zëri i Amerikës’ dhe media tjera të financuara nga Sorros por që ato veprojnë ende në Rusi pavarësisht vendimit rus. 

Aryeja e dytë: 
Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Rusisë provon një “bllokadë” të mediave të huaja 

Burime të tjera i thanë Meduza se emërimi ‘agjent i huaj’ nga Ministria e Drejtësisë Ruse ndoshta nuk ka të bëjë me konfliktin midis Letonisë dhe Rossiya Segodnya. 
“Në fakt, statusi ynë i ri mund të tregojë probleme të ngjashme për media të tjera të huaja që veprojnë tani në Rusi”, shkruan Meduza. 

Një tjetër individ pranë kabinetit qeveritar rus konfirmoi se zyrtarë të lartë rus diskutuan një “bllokadë” të mediave të huaja në një konferencë të fundit me presidentin dhe anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë, ku ata i konsideruan “media me fonde të huaja që veprojnë në gjuhën ruse ”. Shumica e këtyre organizatave mediatike me sa duket do të marrin statusin e “agjentit të huaj” në Rusi. Burimi i Meduza thotë se Kremlini nuk ka “listë të qartë” të mediave të huaja që do të caktohen, por së pari do të ishin organizatat e medias me fonde shtetërore, siç është Shërbimi Rus i BBC. Një individ tjetër që ka lidhje me Këshillin e Sigurisë Kombëtare Ruse konfirmon që anëtarët së fundmi diskutuan për organizata të huaja të lajmeve, por biseda gjoja nuk kishte të bënte me një “bllokadë”. “Kishte të bënte me shkëmbime informacioni dhe nevojën për të dalluar mjetet e komunikimit masiv nga mjetet e komunitetit të inteligjencës”, tha burimi, duke shtuar se disa zyrtarë të lartë të qeverisë vërtet besojnë se Meduza dhe botime të tjera të huaja shërbejnë si “instrumentet e agjencive të inteligjencës”.

Postime të ngjashme

Turqia evakuon turistët e tronditur nga zjarret në Bodrum

D V

Prokurorët kryesorë amerikanë goditen nga hakerët, dyshohet se janë rus

D V

Mijëra persona protestojnë në Francë kundër pasaportës shëndetësore të COVID-19

D V

Vaksina ruse ‘Sputnik V’, problemi më i ri i Italisë

D V

Shkon në gjashtë numri i viktimave nga zjarret në Turqi

D V

Erdogan: Vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e 14 zjarreve pyjore

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...