Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Rusia “zbutet” e para, kthen ambasadorin në Washington pas takimit Biden-Putin

Ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara u nis drejt Washingtonit pas dritës jeshile të Moskës zyrtare, e para që e hedh këtë hap në vazhdën e takimit mes shefit të Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden dhe atij të Kremlinit, Vladimir Putin ku të dy liderët ranë dakort të kthejnë krerët e tërhequr të misioneve të tyre diplomatike.

Anatoly Antonov u thirr mbrapsht në muajin mars, atëherë kur tensionet mes Rusisë dhe SHBA-së mbërritën pikën e tyre kulmore pasi Bideni e quajti Putinin “vrasës”. Antonov e beri te qarte se shpreson që të ketë në vazhdim raporte konstruktive me kolegët amerikane dhe t`i ndërtojnë marrëdhëniet mes tyre mbi një bazë barazie e pragmatizmi.

Ambasadori amerikan në Moskë, John Sullivan, i larguar në muajin prill, pohoi dhe ai se do të kthehet shpejt në kryeqytetin rus. Rikthimi i ambasadorëve konsiderohet si shenja e parë shtensionimit mes dy vendeve. Putini dhe Bideni u takuan në Villa La Grange, të ndërtuar në shekullin e 18-të.

Takimi i parë i të dy krerëve të shtetit në vilën luksoze me pamje nga Liqeni i Gjenevës zgjati disa orë dhe përfshiu një gamë të tërë temash: nga çështjet e kontrollit të armëve bërthamore dhe të drejtat e njeriut deri te konfliktet rajonale në Afganistan, Siri dhe Libi. Samiti u zhvillua në kohën kur marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Rusisë janë në nivelin më të ulët që nga Lufta e Ftohtë.

Postime të ngjashme

CDC: Delta ka ndryshuar luftën ndaj koronavirusit

D V

OBSH:COVID-19 duhet të ndalet para se të dalin variante më vdekjeprurëse

D V

Disa persona të vdekur nga vërshimet në Bangladesh

D V

Katër persona të vdekur nga zjarret pyjore në Turqi

D V

Qindra persona evakuohen nga Afganistani në SHBA

D V

Raportohet se varianti Delta përhapet sikurse lia e dhenve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...