Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Rusisë i pengon flamuri i Kosovës në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, e ka nisur fjalën e saj në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran.

“Kjo është vërtetuar edhe me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, është shprehur ajo me ta marrë fjalën, pas homologut të saj serb, Ivica Daçiq.

Derisa kryedeplomatja kosovare po merrte fjalën, presidenca ruse, insistoi që të largohet flamuri i Kosovës mirëpo ajo nuk e lejoi këtë gjë.

“Ne kemi jemi në bazë të parimit të barazisë dhe simbolet e shtetësisë nuk pranojmë t’i largojmë. Nëse presidenca ruse na pamundëson me marrë pjesë në debat, po krijon një presedan të rrezikshëm”, tha ministrja Haradinaj.

Ndërkohë në fjalën e saj, kryediplomatja e Kosovës ka përmendur krimet e kryera nga Serbia në luftën e fundit në Kosovë.

“Serbia është duke e mohuar të kaluarën, sikurse masakrën e Reçakut, ku Aleksandër Vuçiq tha muaj më parë se nuk ka ndodhur dhe është fabrikim”.

“Trupat e personave të zhdukur duhet të kthehen menjëherë”.

“Serbia vazhdon të ketë ndikim te grupe kriminale që operojnë në veri të Kosovës. Serbia refuzon bashkëpuinimin për luftimin e krimit të organizuar dhe luftimin e llojeve të tjera të krimit. Serbia bën propagandë për destabilizim”.

Postime të ngjashme

Lajçak: Nëse ka vullnet politik në Kosovë e Serbi, marrëveshjen e arrijmë brenda disa muajsh

S.B.

Konjufca falënderon Norvegjinë për angazhimin lidhur me sigurimin e vaksinave për qytetarët e Kosovës

S.B.

Osmani takoi ambasadorin Minxhozi: Prioriteti ynë mbetet sigurimi i vaksinave për qytetarët

S.B.

Ekspertët të bindur: Kurti s’do ketë mundësi lëvizjeje, do t’i bëhet presion për dialogun

S.B.

937 pacientë të hospitalizuar për COVID-19, 45 në gjendje të rëndë

S.B.

Përzgjidhet dhe vendoset fotografia zyrtare e presidentes Osmani

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...