Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Ruskoska: E përjashtoj mundësinë se informacioni për paraburgimin e Mijallkovit ka dalë nga Prokuroria

Shkup, 22 shkurt – Shefja e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Villma Ruskovska në një deklaratë për televizionin “Sitel” sonte mohoi se informacioni për paraburgimin e ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov ka dalë nga ata.

“Nuk ekziston një mundësi e tillë, sepse informacionin e parë të cilin unë e dërgova në MPB e shkruaja vetë në kabinet në orët e pasdites të së shtunës dhe nuk ishte askush në punë përveç meje. Dje, të dielën, erdhën vetëm kolegët Lençe Ristovska dhe Trajçe Pelivanov tashmë me propozim të përgatitur për gjykatë për përcaktimin e masës së paraburgimit kështu që përveç neve të treve të dielën nuk e dinte askush. Absolutisht e përjashtoj mundësinë se informacioni ka dalë nga Prokuroria”, deklaroi Ruskovska.

Prej dje pasdite, Mijallkovi është i pakapshëm dhe policia nuk arriti t’ia dorëzojë vendimin për arrestin shtëpiak, që si masë të kujdesit, me kërkesë të prokurorisë e solli Gjykata Penale. Ministria e Punëve të Brendshme fillimisht shpalli urdhërarrest kombëtar, ndërsa pasdite edhe urdhërarrest ndërkombëtar për Mijallkovin. Në ndërkohë, në stacionin policor në bisedë informative po thirren anëtarë të familjes së Mijallkovit dhe sigurimit të tij.

Postime të ngjashme

A po zgjerohet fuqia e grupit të “zjarrt” kundër Artan Grubit ?

Bexhet Musliu

582 raste dhe 374 të shëruar nga Covid 19

T E

Çerdhet në Saraj dhe Kondovë me dy grupe shtesë për fëmijë

Bexhet Musliu

Në UT u përurua Klinika Juridike

Bexhet Musliu

Ziadin Sela takim pune me përfaqësues të Fondacionit Konrad Adenauer

Bexhet Musliu

ASH-AAA: Programi vjetor i kulturës, pushteti poshtëroi kulturën shqiptare

D J

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...