Agjencia Zhurnal.mk

Ruskoska: Morëm informata “boshe” nga Shqipëria për ikjen e Gruevskit

Shkup, 21 maj – Së fundmi ka arritur dhe dokumenti i shumëpritur nga Shqipëria në lidhje me ikjen e ish kryeministrit Nikolla Gruevski në Hungari, përcjellë Zhurnal.
Në ato dokumente duheshte të ketë së paku video inçizime nga kufijtë dhe hoteli ku ka qëndruar në Shqipëri por siç thotë shefja e Prokurorisë për Krim të organizuar dhe korrupcion Villma Ruskoska, dokumenti që arriti nga Shqipëria nuk zbulon asgjë të re.
“E pashë dokumentin, por nuk ka asnjë informacion të rëndësishëm që do na hynte në punë. Shkruan se në cilin vendkalim kufitar ka hyrë në Shqipëri dhe në cilin ka hyrë në Mal të Zi, por këtë e kemi mësuar edhe nga Mali i Zi. Shqipëria nuk na tregoi atë që ne kërkuam, e ajo është si ka hyrë në shtetin e tyre. Gjithashtu nuk ka informacione e as inçizime, as për hotelin në Shqipëri ku ka qëndruar Gruevski”, ka deklaruar Ruskoska për “Fokus”.
Ndryshe, për këtë përgjigje po pritet me muaj të tërë por e kotë. Para ca muajve edhe kryeprokurori Ljubomir Joveski pati njoftuar se kamerat e sigurisë në pikat kufitare të Shqipërisë nuk kishin ruajtur materialin e inçizuar përshkak se sistemi i tyre nuk ka mundur të ruajë inçizimet gjatë kohë./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...