Ruskoska ngritë aktakuzë kundër Dragi Rashkovskit

Shkup, 8 tetor – Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar, sot në Gjykatën Penale ka dorëzuar aktakuzë kundër ish sekretarit gjeneral të Qeverisë, Dragi Rashkovski dhe kundër disa personave të tjerë. Nga Prokuroria paralajmërojnë njoftim zyrtar gjatë ditës, transmeton Zhurnal.

Para pikërisht shtatë muajve, më 8 mars 2021, “360 gradë” kishte publikuar serinë e parë hetimore, ku u zbulua se ish sekretari gjeneral i Qeverisë, Dragi Rashkovski, kishte blerë softuer për dënim automatik të shkeljeve në komunikacion në vlerë prej 81 mijë euro.

Ai pohonte se softueri duhet të jetë pjesë e të ashtuquajturit “Safe City” por institucioni i vetëm me dënim për të dënuar, Ministria e Brendshme, shpejtë e hodhi poshtë tezën e Rashkovskit me qëndrim se as nuk kanë kërkuar e as kanë ndërmend të shfrytëzojnë softuerin për të cilin askush nuk i ka pyetur fare.//Zhurnal.mk

Related posts

Civil: Partitë politike para kohe e filluan fushatën parazgjedhore

D V

Zekolli: Rezoluta e VMRO’së, duhet patjetër të shqyrtohet nga partitë shqiptare

R Zh

Programerët me pagat më të larta në Maqedoni

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More