Maqedoni

Ruskoska: Nuk jam fare e kënaqur nga Policia Finansiare

Zhurnal Ads

Shkup, 17 shtator – zhurnal.mk – Prokurorja për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Villma Ruskoska, në një intervistë për Sakamdakazam.mk, është shprehur e pakënaqur me policinë finansiare, informon Zhurnal.

Ajo thotë se vitin e kaluar në Prokurori nga Policia Finansiare janë dorëzuar vetëm nëntë kallëzime për larje të parave dhe asnjëra prej tyre nuk është dyshim për krim të oragnizuar apo kallëzime kundër funksionarëve të lartë.

“Unë personalisht nuk jam e kënaqur nga Policia finansiare. Këtë e kam thënë edhe kur e kam mbrojtur raportin vjetor për vitin 2019 para Këshillit për prokurorë publik, se për gjithë 2019tën kemi vetëm 9 lëndë për larje të parave, që është e palejueshme në Prokurori”, u shpreh Ruskoska.

Ajo shprehet se ka akuza kundër deputetëve dhe gjykatësve dhe nëse ajo nuk kapë në krim dhe nuk akuzon funksionarë nga pushteti eksekutiv, vetveten do ta llogaritë si prokurore jo e suksesshme.

Ajo shprehet e kënaqur që kanë ngritur akuzë ndaj Frosina Remenskit nga pushteti aktual.

“Prokuroria tregoi kapacitet, ne kemi ngritur akuzë kundër Frosina Remenskit nga pushteti aktual. Prej diku duhet të fillohet. Treguam se mund të ndjekim funksionarë aktual. Absolutisht konsideroj se nëse deri në fund të mandatit tim nuk e bëj këtë, do të jem një shefe jo e sukesshme e Prokurorisë për Ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Punojmë për raste në paraheitm, vetëm se nuk mund t’ua them kundër kujt”, tha Ruskoska.

Ajo shprehet se ka gjykatës hde prokurorë në lidhej të afërta familjare me avokatë dhe me biznes lidhje, por kjo nuk do të thotë se të gjithë janë të korruptuar dhe nuk e kryejnë punën në mënyrë të ndershme.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Mbi 418 miliardë denarë ruhen në banka, depozitat po rriten edhe në kohë krize

XH,I

Shfrytëzuesit e pensionit duhet të paraqesin vërtetim adekuat deri më 30 nëntor

XH,I

Shtretër të lirë spitalorë ka thuajse në gjitha qendrat, kapacitetet e departamenteve Covid do të zgjerohen

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...