Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Ruskoska: Zaev u ftua të jep dëshmi e jo të tregojë se kush është fajtor e kush jo

Zhurnal Ads

Prokurorja Villma Ruskoska sot pas deklarimit të kryeministrit Zaev se të akuzuarit Veljanoski, Janakieski e Ristoski nuk janë fajtor për dhunën më 27 prill, tha se kryeministri nuk është ai i cili duhet të jep mendim se kush është fajtor e kush jo por puna e tij sot ishte vetëm të dëshmojë, informon Zhurnal.

Madje Ruskoska thotë se Zaev nuk ka asnjë dëshmi se ata nuk janë organizuesit e dhunës.

“Kryeministri sot u ftua në cilësinë e dëshmitarit, nuk u ftua si ekspert që të jep mendimin e tij. Ai nuk dorëzoi asnjë dëshmi se këta njerëz nuk janë ndër organizuesit. Absolutisht nuk pajtohem me deklaratën se ata janë manipuluar”, deklaroi Villma Ruskoska.

Të akuzuarit siç tha ajo, nuk janë persona të mitur që mundet t’i manipulojë dikush veçanërisht që për vite me radhë ishin në funksione të larta në shtet.

“Shpresoj se gjykata gjatë sjelljes së vendimit do t’i vlerësojë si dëshmi materiale që u paraqitën nga Prokuroria, që do të paraqiten nga ana e mbrojtjes, kështu dhe deklarata e dëshmitarëve, e në bazë të gjithë asaj do të sjellë vendim të drejtë”, deklaroi Ruskoska.///Zhurnal.mk

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Arsovski: Cila është përgjigja e Zaevit dhe Qeverisë nga ultimatumi i djeshëm i Sofjes?

T E

Misajlovski: Propozim-ligji për shtetësi i keq dhe nuk do e përkrahim

T E

Përfundon e qetë protesta e VMRO-së para Gjykatës Penale

T E

Trajanov kërkon që Osmani t’i dorëzoj notë proteste ambasadorit bullgar

admin

Policia e Tetovës në takim me pronarët e objekteve hotelerike, kërkon zbatimin e masave për parandalimin e Covid-19

E.E.

Hulumtim: Institucionet shtetërore për dy vjet kanë shpenzuar 8 milion euro për automjete të reja

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...