Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Ruskovska: Mijallkovi nuk mund ta kalojë kufirin, pasaporta i është marrë

Shkup, 23 shkurt – Sasho Mijallkovi nuk mund ta kalojë kufirin, sepse i është marrë pasaporta. Nuk e di nëse ka ndonjë dokument tjetër udhëtimi, deklaroi shefja e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Villma Ruskovska, në “Utrinski brifing” në TV Sllobodna.

E pyetur sa i përket disa raporteve se Sasho Mijallkovi ka pasaportë çeke ose kroate, Ruskovska tha se ajo nuk ka informacione të tilla.

“Nuk jam e informuar për pasaporta të tjera, sepse të gjitha mjetet të cilat janë kundër tij janë nga ish PSP-ja, kështu që për dokumentin e udhëtimit të RMV-së e di, ndërsa se a ka pasur dokumente të tjera do të duhet të pyeten kolegët e ish PSP-së. E di se kur ishte arrestuar, e pastaj lëshuar në arrest shtëpiak Jordan Kamçevi, atij i ishin marrë dy pasaporta, ajo maqedonase dhe bullgare, ndërsa se a ka Sasho Mijallkovi edhe ndonjë pasaportë tjetër nuk e di”, tha Ruskovska.

E pyetur se a mundet ai të paraqitet në kufi dhe të mos e tregojë pasaportën e RMV-së e cila i është marrë dhe të kalojë në mënyrë legale me ndonjë pasaportë tjetër nëse ka, Ruskovska tha se në fazë të gjykimit, ku i është marrë pasaporta nuk guxon të lëshohet në kufirin tonë.

“As formalisht juridikisht Mijallkovi nuk do të mund të lëshohej të largohej nga shteti në vendkalim legal. Nëse këtë e ka bërë, ndërsa unë nuk e di se është ashtu, atëherë këtë e ka bërë ilegalisht”, deklaroi Ruskovska.

Ajo theksoi se nuk ka informacione se ai e ka lëshuar shtetin dhe gjënë e fundit të cilën e di, nga bisedimet me policinë është se po hetojnë njerëzit rreth Mijallkovit, se janë marrë telefona dhe kompjuterë personalë, të cilat do të jepen për ekspertizë.

Sipas informacioneve të cilat ajo i ka nga policia, për herë të fundit Mijallkovi vizualisht ishte parë se si me bashkëshorten hynin në Meriot. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Komuna e Tetovës vazhdon debatin për transportin publik

T E

Zv/ministri i Kulturës Sulejmani i kundërpërgjigjet Stefoskës: Keni bërë diskriminim etnik në vlerësimin e projekteve

Bexhet Musliu

Zejdi pyet për “Monstrën” në Kuvend!

Bexhet Musliu

A po zgjerohet fuqia e grupit të “zjarrt” kundër Artan Grubit ?

Bexhet Musliu

582 raste dhe 374 të shëruar nga Covid 19

T E

Çerdhet në Saraj dhe Kondovë me dy grupe shtesë për fëmijë

Bexhet Musliu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...