Shkup, 21 tetor, zhurnal.mk – Prokurorja për Krim të Ogranizuar, Villma Ruskovska në emisionin e sotëm “Studio10” në tv24 deklaroi se personi N.G e cili është në arrati është marrë në pyetje për rastin “parcelat në Vodno”, transmeton Zhurnal.
“Rreth 1.3 milion euro janë transferuar nga kompania nënë në Belize në kompaninë vajzë këtu. E dimë në cilën datë sa mjete janë transferuar, transakcionet e dyshuara bankare duhet ti paraqesin. Mendoj se nga banka e qipros kanë arritur paratë. Duhet edhe disa dëshmitarë ti dëgjojmë dhe lënda do të shkon në ekspertizë financiare-materiale. Jemi të kufizuar me kohëzgjatjen e paraburgimit në 3 muaj. Asnjë nga të akuzuarit nuk është marrë në pyetje, së pari këtë e bënim me dëshmitarët. Është mirë për ne që i akuzuari i parë që është i pakapshëm për shtetin është marrë në pyetje konkretisht për larje parash para se të arratiset”, tha Villma Ruskovska.