Shkup, 8 janar – Zhurnal.mk – Ministri i punëve të jashtme të RMV-së, Bujar Osmani, sot ka pritur në takim ambasadorin e sapoemëruar të Republikës Helene në Maqedoni të Veriut, Rusos Kunduros, i cili dhe dorëzoi kopjet e letrave akredituese, informon Zhurnal.
Ministri Osmani siç njoftuan nga MPJ, i dëshiroi ambasadorit Kunduros mirëseardhje dhe suksese në kryerjen e funksionit të ri, duke shprehur besim se gjatë mandatit të tij, marrdhëniet miqësore mes dy vendet do të mbajnë trend pozitiv të zhvillimit.
“Mirëseardhje për Ambasadorin e ri grek në vendin tonë, Rusos Kunduros. Së bashku do të punojmë në ruajtjen e trendit pozitiv të raporteve miqësore mes dy vendeve; presim që Greqia të vazhdojë me mbështetjen e fuqishme ndaj perspektivës tonë evropiane, brenda në Union”, është shprehur Osmani.
Bashkëbiseduesit kanë folur edhe për gjendjet aktuale të dy vendeve, për bashkëpunimin rajonal si dhe ppër ngjarje të tjera aktuale ndërkombëtar.//Zhurnal.mk