Agjencia Zhurnal.mk

Rustemi: Janeva kishte kërkesë apsurde, të akuzuarit e “Bankës Postare” të paguajnë dhe të mos shkojnë në burg

Shkup, 28 janar, zhurnal.mk – Prokurori Burim Rustemi si dëshmitar për rastin “Reket” sot deklaroi se ish shefja e tij Katica Janeva i ka kërkuar që tek rasti që ai e udhëhiqte “Banka Postare” të përgatis një raport për dëmin që është bërë dhe rasti të mbyllet, ndërsa të akuzuarit të mos marrin dënime.

“Në një mbledhje jozyrtare, shkova te Kayica Janeva. Në një moment ajo ndau një mendim, se është duke menduar që ta verifikoj dëmin te ‘Banka Postare’, të paguhet dëmi, rasti të mbyllet dhe të akuzuarit të mos denohen. Pastaj në kolegiumin që u mbajt me kolegët, ajo e përsëriti këtë mendim, në fund të mbledhjes dhe aty e mbylli mbledhjen duke mos na dhënë mundësi që të flasim më shumë”, tha Rrustemi.

Ai mes tjerash tregoi se kur kanë përgatitur propozim për ngrirje të pasurisë për të akuzuarit te “Banka Postare”, Janeva i ka kërkuar që të mos përfshihet një ndërtesë në Shkup, përshkak se ajo ishte blerë nga shoqja e saj.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...