Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Rutte: Lehtësime të mëtejshme të mundshme

Kryeministri holandez Mark Rutte njoftoi lehtësime të ardhshme të masave antiCOVID-19 në vend, nëse rastet vazhdojnë të bien.

Qeveria do të vendosë të hënën nëse raundi i lehtësimeve do të zbatohet, duke filluar nga 19 maji.

Për këtë, shkalla e përdorimit të shtretërve të kujdesit intensiv duhet të ulet me rreth 20%.

Nëse ky kusht plotësohet, kafenetë dhe restorantet do të jenë në gjendje të rihapin tarracat e tyre midis orës 06:00 dhe 08:00 (e krahasuar me 12:00-18:00 aktualisht).

Kopshtet zoologjike dhe sallat e dëfrimit do të jenë në gjendje të rihapin dyert e tyre, në kushte të caktuara, ashtu si edhe sallat sportive dhe pishinat do të jenë në gjendje të rifillojnë aktivitetin e tyre.

“Ne nuk duam asgjë më shumë sesa t’i japim më shumë liri shoqërisë, por as nuk duam të bëjmë gabime, kaq pranë qëllimit”, tha Rutte.

Shtetrrethimi, hyrja në fuqi e të cilit në janar shkaktoi trazirat më të këqija në Holandë në dekada, tashmë është hequr nga 28 prill.

Që nga fillimi i krizës shëndetësore vitin e kaluar, Holanda, që ka një popullsi prej pak më shumë se 17 milionë banorë, ka regjistruar më shumë se 1,5 milionë raste COVID-19 dhe 17 000 vdekje të lidhura me këtë sëmundje./atsh

Postime të ngjashme

Kanali i Suezit vazhdon të mbajë të bllokuar miliona dollarë

Bekim Laçi

Kina dërgon aeroplanë ushtarakë në afërsi të Tajvanit

Bekim Laçi

Gjenevë, sot nis samiti Biden – Putin

Bekim Laçi

Shërbimet sekrete turke arrestojnë liderin e ISIS në Turqi

Bekim Laçi

Rikthehen tensionet në Lindje të Mesme, Izraeli bombardon Gazën pas balonave të zjarrit

Bekim Laçi

Kina garanton sigurinë e centralit bërthamor të Taishan-it

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...