Rutte pritet të takohet me Trumpin me dyshime ende të varura mbi angazhimin e SHBA

nga D. V.

Shefi i NATO-s, Mark Rutte do të takohet sot në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e SHBA, Donald Trump.

Kjo vjen pasi Trump kërcënon një ndryshim të madh në politikën ndaj aleancës, i cili mund të ketë një ndikim të madh.

Vendimi i administratës Trump për t’u lidhur me presidentin rus Vladimir Putin për luftën në Ukrainë, ka hedhur dyshime mbi angazhimin afatgjatë të Amerikës si për sigurinë evropiane ashtu edhe për vetë NATO-n.

Trump gjithashtu u ka bërë thirrje vendeve evropiane që janë pjesë e NATO-s të shpenzojnë shumë më tepër për mbrojtjen e tyre, sesa objektivi prej 2 për qind që NATO kërkon.

Nëse Rutte ka shqetësime për veprimet e Trump, ai nuk po e thotë këtë publikisht.

Duke folur për BBC, Rutte tha se i kishte thënë Zelensky-t “duhet të respektojmë” atë që Trump ka bërë për Ukrainën deri më tani.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More