Agjencia Zhurnal.mk

Ruzhin: BE është e fokusuar në vetvete, por do të mbanë premtimin për Maqedoninë e Veriut

Shkup, 2 korrik, zhurnal.mk – Presidenti francez Emanuel Makron dje kritikoi mungesën e marrëveshjeve brenda BE-së për shpërndarjen e funksioneve udhëheqëse në Union dhe përsëri ka bërë thirrje për reofrma institucionale në Bashkimin Europian.

Ai thotë se nuk do të pranojë zgjerim të BE-së derisa vet brenda BE-ja të bëjë reformat e nevojshme.

“Duhet të thjeshtësojmë procedurat që të jemi më të shpejtë, më të fortë dhe së bashku të përparojmë. Në këtë drejtim jam skeptik në lidhje me tregimet se e ardhmja e BE-së është zgjerimi, në situatë kur e shohim se ne 28 shtetet nuk mundemi të dakordohemi. Refuzoj çdo zgjerim nëse nuk bëhen reforma të thella institucionale në BE”, tha Makron.

Nga ana tjetër, sot nga kabineti i kancelares Angela Merkel theksuan se Gjermania fuqishëm qëndron pas perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe i mbështet vendet e këtij rajoni në përpjekjet e tyre reformuese.

“Për shkak të publikimit të vonshëm të raporteve për vendet, afati për vendim për hapjen e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ishte i shkurtë. Para këtij viti, Qeveria federale duhet të marrë edhe leje nga Bundestagu”, është theksuar nga kabineti i kancelares, Merkel.

Ish Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në NATO, Nano Ruzhin në një prononcim për Zhurnal, thotë se Presidenti Macron edhe më herët kishte deklaruar një gjë të tillë dhe se këto fjalë janë të vjetra.

Sipas tij, Macron në një tekst kishte theksuar se nuk do të lejojnë që Ballkani Perendimor të jetë nën ndikim të Turqisë dhe Rusisë.

Ruzhin thotë se për momentin BE është fokusuar te vetvetja e saj por që do të mbanë premtimin dhe do ta shpërblen Maqedoninë e Veriut.

“Këto janë deklarata të vjetra, ai këtë e ka thënë edhe më herët. Për shkak se vet ai tha se nuk do të pranojmë zgjerim të BE-së dhe Ballkanit Perendimor, dmth zgjerim do të thotë se nuk do të japin datë ose të hapin kapituj të ri për Serbinë dhe Malin e Zi, deri atëher kur do të reformohen nga brenda. Por më pas ai ka shtuar dy gjëra, nuk mund të lejojmë që Ballkani Perendimor të jetë nën kontrollë të Turqisë dhe Rusisë gjithashtu ka thënë në një tekst se Maqedonia meriton të shpërblehet. Tani në gjithë këtë mund të dalin këto konkludime: duke pasur parasysh se edhe Merkel është në linjën tjetër, se së pari BE është e fokusuar në vetvete dmth në mangësitë e saj, por nuk do të thotë se do të lëshon atë që ka premtuar çysh nga viti 2018, dhe e dyta kjo do të thotë se mund të presim në pjesën e dytë të vitit do të kemi bisedime më të këndshme”, ka deklaruar për Zhurnal, ish Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në NATO, Nano Ruzhin.

Kancelarja gjermane në fund të samitit dyditor të liderëve të BE-së, në Bruksel, në të cilin vendimi për negociata ishte shtyrë, u angazhua se do të bëjë gjithçka për përcaktimin e datës për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim me BE-në deri në tetor dhe se ajo do ta përdorë të gjithë peshën e saj politike që të sillet ai vendim pozitiv.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...