Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Ruzhin: Makron dhe Merkel mund ta zgjedhin problemin mes RMV-së dhe Bullgarisë

Shkup, 12 qershor – Ish ambasadori Nano Ruzhin në një deklarat për media maqedone ka thënë se mendimi i Berlinit zyrtar që mekanizmi i “vetos” të tërhiqet si mjet vendimmarrës në Bashkimin Evropian juridikisht është shumë e vështirë dhe kërkon angazhim të madh..

Sipas tij, në të gjitha marrëveshjet e BE-së nga ai i Romës e deri i Lisbonës, superancionalja a nuk është theksuar shumë, dhe mekanizmi “veto” ka respektuar sovranitetin e të gjitha shteteve anëtare.

Por nëse BE dëshiron të bëjë ndryshime ligjore mund ta bëjë përmes dy mënyrave legale, thotë Ruzhin.

“Ekzistojnë dy binarë për realizimin e konsensusit për çështje të caktuara. Njëra është juridike që është më afatgjate dhe kërkon më shumë energji nga BE, por edhe kjo ka kushtëzim nëse nuk doni, nuk mund të merrni mjete financiare. E dyta është politike që nënkupton bindje, presion, sepse poqëse çështja e moszgjerimit të BE-së me Ballkanit Perëndimor theksohet të shkaktojë krizë të madhe, atëherë edhe me mjete politike mund zgjidhet” – tha ish ambasadori Nano Ruzhin.

Në drejtim të zgjidhjes së çështjes maqedono –bullgare, Ruzhin thotë se zgjidhja në këtë rast mund të vijë edhe nga presioni diplomatik i liderëve më të fuqishëm të vendeve të BE-së.

“Nëse mendoni për çështjen tonë me Bullgarinë mendoj se vendet e ashtuquajtura “ Evropa e Re”, vendet e reja më të vogla të BE-së që maten shumë për korrupsion dhe krim të organizuar, si Bullgaria dhe Rumania, ekziston fuqi politike në Bruksel, para se gjithash, liderët e fuqishëm si Makron dhe Merkel, me ndikimin e tyre, problemi mes RMV-së dhe Bullgarisë mund të tejkalohet” – thotë Ruzhin.

Ruzhin sqaron se Bashkimi Evropian në baza politike disa herë ka shfrytëzuar edhe elementin kushtëzues në këmbim, siç ndodhi tani më freskët me Hungarinë dhe Poloninë, të cilave ju janë ndarë mjete financiare për çështje të caktura me kusht të respektimit të të drejtave të njerut dhe lirisë së mediave në shtetet e tyre.

Postime të ngjashme

ASH-AAA: S’kemi koalicion me VMRO-në, dalim vetë në zgjedhje

D V

Ahmeti: Sot u shkrua edhe një copëz historie në qeverinë e vendit tonë

D V

Mijallkov transferohet në spital, ka pasur dhembje barku

D V

Taseva: Nuk i bënë mirë shtetit fshehja e korrupsionit

D V

Rimëkëmbja ekonomike e Maqedonisë vështirë të arrihet pa punësime të reja

D V

Kasami merr përkrahjen e kreut të organizatës më të madhe botërore të pushtetit lokal?!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...