Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Ruzhin: Plani aksionar është bazë e mirë që pas marsit të vazhdojnë bisedimet

Shkup, 12 janar – Zhurnal.mk – Pa dallim se ideja e kujt ishte plani aksionar, mirë është që Maqedonia dhe Bullgaria po bisedojnë. Kështu konsideron profesori Nano Ruzhin, ish ambasador i NATO-s. Ai shton se deri në mars nuk ka shanse Bullgaria të ndryshojë pozitë përshkak të zgjedhjeve, por bisedimet duhet të vazhdojnë, informon Zhurnal.

“Lajm i mirë është që Maqedonia vazhdon të negociojë, me këtë tregohet se ne nuk kemi vdekur, për dallim nga koha e kontestit me Greqinë kur ato negociata vazhdimisht ndërpreheshin. Unë personalisht jam skeptik se deri në zgjedhjet e marsit në Bullgari diçka do të ndryshojë. Çështja e Maqedonisë tanimë thellë është pjesë e retorikës në fushatën e tyre, politikanët këtë temë gjatë e përmendin që menjëherë të ndryshojnë mendim apo të lëshojnë pe. Tani e kthyen lojën me planin aksionar dhe ky plan është mirë pas zgjedhjeve që të gjendet ndonjë zgjidhje. Mirë është të marim frymë deri në mars, por keq nëse do të ndërpriteshte çdo komunikim. Bullgaria është në presion të BE-së, ajo para Unionit arssyetohet se ata duan zgjidhje por se Maqedonia nuk dëshiron dhe për këtë shkak duhet të vazhdojmë këtu”, ka deklaruar Ruzhin për “Slloboden Peçat”.

Ai konsideron se nënshkrimi i çfarë do aneksi për marrëveshjen nuk është ide e mirë, por me këtë do të shkaktoheshte një kaos, ndërsa ky plani aksionar është një bazë solide.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Arian Hakiki u zgjodh kryetar i Alternativës në degën e Tearcës

R Zh

Rexhepi: Gazifikimi i amvisërive në pjesën më të madhe të komunave do bëhet realitet në fillim të vitit të ardhshëm

R Zh

Ali Ahmeti: Diaspora, pjesë e pandarë e jona

R Zh

Ademi: ASH-AA manipulojnë me numrin e qytetarëve që nuk kanë nënshtetës

R Zh

Makraduli: Dokumentet personale do t’ju vijnë në adresë shtëpie

T E

Selami: Qytetarët të jenë të qetë, të gjithë do të regjistrohen

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...