Agjencia Zhurnal.mk

Ruzhin: Spanja shumë shpejtë do ta ratifikojë protokollin për anëtarësim në NATO

Shkup, 7 janar, zhurnal.mk – Ish ambasadori i Maqedonisë së Veriut në NATO, Nano Ruzhin është optimist se të marten pritet të formohet Qeveria Spanjolle dhe me këtë të hapet rruga që Parlamenti i atjeshëm ta ratifikojë Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

“Këtë herë mendoj se do të formohet Qeveria, sepse partia, ata të cilët janë të mbyllur, praktikisht me shumë gjasë, sikur edhe te ne siç ishte votimi me shumicë për ndryshimet kushtetuese, janë marrë vesh Sançez me ata, qoftë për amnisti apo diçka tjetër, që të vihet deri te votimi”, theksoi për TV21, ish-ambasadori Ruzhin.

Spanja është shteti i vetëm që ende nuk e ka ratifikuar protokollin për anëtarësim në NATO, me ç’rast Maqedonia e Veriut do të bëhej anëtarja e 30-të e Aleancës.

Pas formimit të Qeverisë, siç sqaroi ish ambasadori Ruzhin, Spanjës do t’i duhet vetëm 15 ditë për ta përfunduar procedurën e ratifikimit të Protokollit. “Në afat prej 15 ditësh procedura në Korteksin spanjoll dhe në Senat do të përfundojë dhe në këtë mënyrë, Maqedonia do të bëhet edhe zyrtarisht anëtare”, u shpreh Nano Ruzhin.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...