Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Ruzhiq – Carovska: Përmirësim i bashkëpunimit shkencor dhe arsimor dhe arsimimit të pakicave kombëtare

Beograd, 15 qershor  – Ministrja e Arsimit dhe Shkencës e Maqedonisë së Veriut, Mila Carovski dhe Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Serbisë dhe Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik, Branko Ruzhiq, sot kishin takim në Beograd në të cilin biseduan për përmirësimin e bashkëpunimit shkencor dhe arsimor dhe arsimimin e pakicave kombëtare, për statusin e të cilëve duhet të vazhdojë dialogu , njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Beogradi.

Në konferencën për shtyp, të dy ministrat theksuan se marrëdhëniet dypalëshe midis Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut janë duke u përmirësuar, por edhe se ka vend për përmirësimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe pakicave kombëtare.

Ministrja Carovska në takimin me Ruzhiqin e theksoi rëndësinë e digjitalizimit përmes të cilit kalojnë sistemet arsimore të të dy vendeve dhe ra dakord që programet e fondeve evropiane janë të rëndësishme si për Maqedoninë e Veriut ashtu edhe për Serbinë.

“Besoj se të dy vendet përballen me pothuajse të njëjtat sfida në drejtim të përmirësimit të cilësisë së arsimit. Ne jemi dëshmitarë se pandemia ka shkaktuar nevojë për digjitalizim të shpejtë dhe përgatitje për sfida të tilla të ardhshme. Nëse vazhdojmë ta intensifikojmë bashkëpunimin tonë, së bashku do të jemi në gjendje të mësojmë nga përvojat tona dhe të ndërtojmë sisteme arsimore të qëndrueshme. Së shpejti do ta nënshkruajmë bashkëpunimin tonë, i cili do t’i përmbajë të gjitha programet e ardhshme përmes të cilave do të jemi në gjendje të aplikojmë në fondet evropiane”, deklaroi Carovska në konferencën për shtyp.

Ajo vuri në dukje se ka vend për përmirësimin e bashkëpunimit arsimor dhe shkencor dhe se të dy ministritë tashmë janë duke punuar në një program të ri për bashkëpunim për periudhën e ardhshme, kumtuan nga ministria serbe e Arsimit.

Ministri Ruzhiq vuri në dukje se është në interesin e të dy vendeve që së bashku të paraqiten me projekte strategjike para programeve të BE, të tilla si Horizon, Erasmus dhe të ngjashme.

“Shansi ynë janë edhe iniciativat rajonale që ne mund t’i krijojmë dhe t’i nisim vetë, në mënyrë që ta bëjmë të gjithë rajonin tonë më tërheqës për hulumtime”, deklaroi ministri Ruzhiq. 

Postime të ngjashme

Miratohet ribalanci i Buxhetit të Maqedonisë

D V

Rritet numri i të infektuarve në Maqedoni, 47 raste të reja dhe 14 të shëruar

D V

Maqedonia dhe Bullgaria do të bashkëpunojnë në fushën e bujqësisë

D V

Për shkak të zjarreve të fuqishme në Turqi, anulohet vizita e nesërme e Osmanit në Ankara

D V

Qeveria e RMV-së miraton propozim Ligjin për lëndët minerale

D V

Moti për nesër në Maqedoni

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...