Showbiz

“S për Selena”, fansat e Justin Bieber aludojnë se tatuazhi i fundit është dedikim për Gomez

Zhurnal Ads

Justin Bieber ditë më parë ka qenë duke festuar dy-vjetorin e martesës me Hailey.

Por, disa nga 148 milionë ndjekësit e këngëtarit janë duke aluduar se ai edhe nuk e ka harruar ish-të dashurën, Selena Gomez, shkruan Daily Mail.

Fansat e tij kanë filluar spekulimet për shkak të një tatuazhi dedikuar Selenës, të cilët ishin së bashku rreth tetë vite më parë.

26-vjeçari gjatë muajit të kaluar kishte zbuluar tatuazhin e ri, ku në trëndafilin e dizajnuar shihej edhe shkronja “S”.

“Trëndafili ka një S në të. Është pikërisht për Selenën”, kishte shkruar njëri prej komentuesve.

Pas kësaj, në rrjet kanë shpërthyer mijëra imazhe, në të cilat fokusohej më shumë shkronja, që thuhet se është për krijuesen e hitit “Lose You To Love Me”.

Justin po ashtu në vitin 2015 në emisionin e Ellen DeGeneres kishte treguar se kënga “What Do You Mean” është dedikim për Gomez. /Telegrafi/

Postime të ngjashme

“Pa arsye” balada e re e Duçi Azirit që iu prek ne zemër

T E

Loredana shpenzon afër 40 mijë euro në veshje për klipin “Rockstar”

admin

‘Mbi fatin shkele’…një super projekt nga Xhuliana Toci

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...