Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Sa afër është Irani që të prodhojë bombë bërthamore?

Marrëveshja bërthamore e vitit 2015 ndërmjet Iranit dhe fuqive botërore ka filluar të prishet dhe përpjekjet për ta shpëtuar atë po përballen me sfida të reja, pas vendimit të Teheranit që të rikthejë pasurimin e uraniumit në 20 për qind, në një uzinë nëntokësore.

Kufizimet e marrëveshjes bërthamore kishin një qëllim: të zgjasnin “kohën” për Teheranin që të prodhonte materiale të mjaftueshme për të krijuar bombë, nëse ky shtet do të dëshironte të bënte një gjë të tillë. Marrëveshja thotë se kjo kohë duhet të zgjasë të paktën një vit nga rreth dy-tre muaj sa ishte më parë.

Irani përsërit se kurrë nuk ka pasur për qëllim të prodhojë armë bërthamore dhe kurrë nuk do të bëjë një gjë të tillë. Republika Islamike thotë se puna në programin bërthamor ka qëllime civile.

Teherani nisi të shkelë marrëveshjen bërthamore më 2019, pasi presidenti amerikan, Donald Trump në maj të vitit 2018 tërhoqi vendin e tij nga marrëveshja dhe riktheu sanksionet ekonomike ndaj Iranit.

Kjo ka shkurtuar këtë kohë por raportet e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore të Kombeve të Bashkuara – organ ky që mbikëqyrë respektimin e marrëveshjes – kanë lënë të kuptohet se Irani nuk po punon në programin e tij bërthamor aq shpejt se do të mund ta bënte.

Postime të ngjashme

Mianmar, OKB njofton për mbi 50 protestues të vrarë

T E

Von der Leyen: BE-ja mund të bllokojë eksporte të mëtejshme vaksinash

T E

Presidenti sirian dhe gruaja e tij infektohen me koronavirus

T E

Rregullatori financiar i BE-së goditet nga sulmi kibernetik

T E

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Itali kalon 100.000

T E

Nis shitja e testeve të shpejta COVID-19 në supermarketet gjermane

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...