Agjencia Zhurnal.mk
Shëndetësi

Sa do të jetë i gjatë fëmija juaj? Çfarë duhet të dini për rritën e tyre

Besojmë që nuk keni ditur që vajzat zakonisht lindin me më shumë inde yndyrore, ndërkaq djemtë me rastin e lindjes janë më të gjatë dhe më të rëndë

Në fillim bebet e gjinisë mashkullore rriten shumë më shpejt, mirëpo situata ndryshon në muajin e shtatë kur ngadalësojnë rritjen.

Kështu nuk është rasti te vajzat – ato deri në vitin e katërt rriten mjaft më shpejt se djemtë, andaj mos u befasoni kur dëgjoni që vajzat janë më të avancuara.

Megjithatë, djemtë i arrijnë ato në rritjen e tyre diku rreth moshës tetëvjeçare, ndërsa muskulatura e trupit shton në peshë që nga mosha nëntëvjeçare, transmeton Telegrafi.

Faktorët e rëndësishëm

Ekzistojnë faktorë të rëndësishëm gjenetikë të cilët ndikojnë në rritën, zhvillimin dhe ndërtimin e fëmijëve. Një nga më të rëndësishmit është gjatësia e prindërve.

Pra, nëse ju dhe partneri jeni më të gjatë se mesatarja edhe fëmijët tuaj gjithashtu do të jenë të gjatë, mirëpo nëse gjyshet dhe gjyshërit kanë qenë shtatshkurtër kjo mund të prishë statistikën.

Llogaritja interesante

Nëse keni vajzë – matni gjatësinë e saj kur t’i mbushë 21 muaj dhe shumëzojeni me numrin 2. Kjo përafërsisht i afrohet gjatësisë të cilën do ta ketë fëmija kur të rritet.

Nëse keni djalë – prisni t’i mbushë 24 muaj dhe dyfishoni gjatësinë e atëhershme të tij, sepse ai numër do të jetë i përafërt me gjatësinë të cilën do ta ketë kur të rritet.

Postime të ngjashme

Ushqimet që mund të ngadalësojnë progresin e humbjes në peshë

Dafina Vidishiqi

Gabimet që ju plakin më shpejt

Dafina Vidishiqi

Cilat arsye shëndetësore i shkaktojnë dhimbjet e kokës?

Lea Muslija

Jo vetëm dielli! Këto 5 gjëra mund t’ju dëmtojnë lëkurën gjatë verës

Lea Muslija

Frutat dhe perimet e pasura me hekur

Dafina Vidishiqi

Sasia e ujit që duhet ta pinë fëmijët brenda ditës

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...