Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni TOP LAJM

Sa do të kushtojë lidhja e amvisërive në rrjetin e gazit natyror?

Shkup, 6 prill – Zhurnal.mk – Më pak se 100 euro pritet të kushtojë përfshirja e amvisërive në rrjetin shpërndarës të gazit natyror. Nga partneri privat-publik i cili do ta zhvillojë rrjetin shpërndarës do të kërkohet të sigurojë edhe kredi të lira përkatëse të cilat do t’u mundësojnë amvisërive ta zëvendësojnë instalimin në këste për më shumë vjet.

Zgjedhja e partnerit privat-publik vijon në periudhën e ardhshme, ndërsa kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski pret kjo të ndodh deri në gjysmën e parë të vitit. Sipas informacioneve të KRRE-së, në fazën përfundimtare mbesin dy kompani nga Turqia.

“Ajo që është e rëndësishme është që kërkesa e tenderit i cili do të jetë më i rëndësishëm, do të jetë çmimi më i ulët i cili do të ofrohet për kyçje të gazit natyror. Pritjet tona janë se do të jetë nën 100 euro për kyçje. Tenderimi do të fillojë prej 100 euro dhe mendoj se do të paraqesë përfitim për amvisëritë të cilat do të kenë shpenzime të ulëta për përfshirje. Presim nga partneri i ri privat-publik të sigurojë edhe kredi të lira përkatëse të cilat do t’u mundësojnë amvisërive ta zëvendësojnë instalimin e tyre në këste për më shumë vjet”, deklaroi sot Bislimovski.

Do të kërkohet edhe nga komunat të japin donacione për amvisëritë të cilat do të duan të përfshihen në rrjetin e gazit natyror që ky energjens ekologjik të bëhet më i arritshëm për qytetarët.

Nga ana e KRRE-së është përpunuar versioni i parë i metodologjisë së re për përcaktim të çmimeve për shpërndarje të gazit natyror në rrjete të cilat do të ndërtohen nga fillimi. Qëllimi është të garantohet çmimi i gazit dhe të bëhet kontroll në vitet e para të punës.

Tani, në qytetet ku është zhvilluar rrjeti shpërndarës i gazit natyror, përfshirja kushton 500 euro. Në Turqi, e cila në 15 vitet e fundit zhvilloi rrjet shpërndarës personal të gazit natyror në 27 rajone të saj dhe ka tendencë atë ta bëjë edhe në mjediset e fshatrave, përfshirja në ndërtesat banesore kushton 120 euro për banesë.

Për herë të parë prejse filloi gazifikimi në vend, vitin e kaluar është shënuar konsum rekord i gazit. Sipas KRRE-së, vitin e kaluar konsumi i gazit natyror ka arritur 338 milion normale metra kub dhe është rritur për 12,5 për qind në krahasim me vitin 2019. Rritje e konsumit të gazit natyror ka pasur në sektorin industrial për 43 për qind, ndërsa zvogëlim për 11 për qind është shënuar vetëm te industria metalike e cila më së shumti ishte goditur nga kriza.

“Gëzon edhe fakti që ka edhe amvisëri të reja të cilat janë përfshirë në rrjetet shpërndarëse për gaz natyror. Pjesa më e madhe është në Strumicë, ndërsa më pak ka në Kumanovë”, deklaroi Bislimovski në konferencën e sotme për shtyp.

Postime të ngjashme

Kola: Maqedonia e Veriut kurban

R Zh

ASH: Nuk ka ndryshim të himnit, Ahmeti – Zaev mashtrojnë, dështuan në integrime!

Dafina Vidishiqi

Ministri Hoxha nesër vizitë zyrtare në Turqi

Dafina Vidishiqi

Mexhiti takon Kodhelin, zotohen për thellimin e bashkëpunimit parlamentar

Dafina Vidishiqi

Deputeti Rexhepi priti në takim Mimi Kodhelin nga Kuvendi i Shqipërisë

Dafina Vidishiqi

Gjykimi kundër Jordan Kamçevit fillon më 16 korrik

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...