Shkup, 3 mars – Heqja e ballancuesit vendosi shqiptarët në pozitë jo të favorshme, pasi flitej për shtimin e diskriminimit në punësime ku për bazë më nuk do merrej fare përkatësia etnike. Se balancuesi si mekanizëm digjital ishte keqpërdorur mjaftueshëm pajtohen që të gjithë. Por, koalicioni VLEN si parti shqiptare pjesëmarrëse në pushtet, u premtuan diç më të mirë për shqiptarët. Pra, në vend të një mekanzmi lehtë të manipulueshëm një Ligj që do të betonte përfaqësimin e drejt dhe adekuat. Por, ky Ligj akoma nuk është bërë publik e nuk dihet asgjë, shkruan Zhurnal.
Kushdo që pyetet nga VLEN për Ligjin për përfaqësim të drejt dhe adekuat përgjigja është e njëjtë “jemi në fazën e fundit” –
Çështja e punësimeve është mjaft me rëndësi sepse i prek qytetarët në mënyrë të drejtpërdrejt, derisa nga VLEN premtuan një zgjidhje permanente të kësaj problematike, akoma nuk është parë diçka konkrete në këtë drejtim. Kaluan muaj të tërë derisa përgjigja për publikimin e atij Ligji që ta sheh edhe publiku arsyetimi e përgjigja është se Ligji është në fazën e fundit. E nuk dihet sa do të zgjasë kjo fazë.
Për herë të parë pas 22 viteve, RMV do të ketë në fuqi ligj, i cili përkthen parimin e përfaqësimit të drejtë të marrëveshjes kornizë të Ohrit, i transformuar në Kushtetutën e vendit në obligime dhe mekanizma, zbatimi për institucionet e vendit, thotë për TMV-2, zëvendëskryeministri për Qeverisje të mirë dhe Transparencë, Arben Fetai.
Sipas tij ligji për përfaqësim të drejtë është në fazën finale.
“Grupet e punës të koalicionit Qeveritar vazhdojnë në baza të rregullta, dhe tanimë jemi në fazën finale, dhe projekt ligji për sa i përket kornizës së përgjithshme është i dakorduar, dhe kanë ngelur që të definohen disa detaje rreth modaliteteve të zbatimit të ligjit në fjalë, dhe besoj se shumë shpejtë do të dalim me projekt ligjin final i cili do të dorëzohet për procedim të mëtutjeshëm. Pra për herë të parë pas 22 viteve do të ketë në fuqi ligj i cili përkthen parimin e përfaqësimit të drejtë të marrëveshjen kornizë të Ohrit i transformuar në Kushtetutën e vendit në obligime dhe mekanizma zbatimi për institucionet e vendit”, tha Zv/Kryeministri për Qeverisje të mirë dhe transparencë, Arben Fetai.
Fetai më tej gjithshtu sqaroi çështjen e punësimeve të cilat janë paralajmëruar e që u problematizuan në opinion, pasi tani ligji i balancuesit është jashtë funksionit. Fetai siguroi se kjo do të rregullohet përmes marrëveshjes mes partnerëve të koalicionit.
“Sa u përket punësimeve, dhe në ndërkohë nuk e kemi më mekanizmin e balancuesit, tanimë kemi në kuadër të koalicionit qeveritarë një shpërndarje sipas një marrëveshje politike e cila vlen në çdo kohë dhe në çdo institucion, dhe në nivel të përgjithshëm. Pra kemi ekipin kadrovik të koalicionit qeverisës, i cili agregon punësimet e reja në nivel vendi, dhe në bazë të marrëveshjes politike për shpërndarrjen e vendeve të punës sipas regjistrimit të fundit të popullsisë e bënë mbikqyrjen e punësimeve sipas marrëveshjes politike që kemi në kuadër të kualicionit qeveritar”, deklaroi Fetai.
Sipas Fetait, shfuqizimi i balancuesit ishte i dakorduar edhe nga ish-pushteti, pasi kishin konstatuar se po bëhen abuzime të shumta, dhe i njëjti nuk po arrinte qëllimet e veta, për të cilin ishte miratuar.
Punësimet jo adekuate dhe jo të drejta vijnë pikërisht nga punësimet partiake –
Punësimet partiake janë fenomeni më i njohur në Maqedoninë e Veriut, madje duke u shndërruar në diçka shumë normale që pa librezë partiake punësimin mund vetëm ta ëndërrosh. E kjo pastaj ka sjellë vendin në këtë gjendje që po rrezikon të bëhet i pabanueshëm sepse secili i ri dhe e re jetën e tyre po e planifikojmë jashtë kufijve të shtetit, që nuk njeh kufij të normalitetit.
Punësimet partiake janë dukuria më negative e shoqërisë dhe prodhimit të produktivitetit sepse me anë të punësimeve partiake eliminohen kriteret e punësimit. Punësimi pa kritere është punësim për të marrë një pagë dhe pa bë asnjë punë. Tani që Maqedonia e Veriut është në periudhën që pret datën për fillim të negociatave me BE-në, rikthehen shpresat që skriningu me BE-në do të ndikojë që të pastrojë punësimet partiake. Dhe, ky fenomen mos të vazhdojë të përsëritet sepse sjellë pasoja të pariparueshme, punësimet duhet të bëhen në bazë të kritereve dhe meritokracisë.
Pra, Maqedonia e Veriut krahas problematikave tjera që ka për sa i përket shtetit të së drejtës, sundimit të ligjit, njëra ndër shqetësimet tjera është edhe fakti që administrata shtetërore është e mbingarkuar me të punësuar, që një pjesë e tyre nuk i kanë as kualifikimet e duhura. Prandaj, është e domosdoshme që administrata shtetërore të pastrohet nga të punësuarit partiak që janë aty për të marrë një pagë e në shkëmbim të kësaj nuk bëjnë gjë tjetër pos që kalojnë kohën kot dhe nuk janë të gatshëm të avancohen e as të kryejnë punën për të cilën janë të ngarkuar.
Bashkimi Evropian nuk pranon dot shtete që nuk janë të gatshme të harmonizojnë ligjet e tyre me ato të BE-së, prandaj do të jetë rrugë e gjatë e anëtarësimit e aq më e gjatë e përmirësimit dhe çrrënjosjes së asaj praktike që ka shkërmoq shoqërinë duke vendos kriter të punësimit partizimin. /Zhurnal.mk