Sa e rëndësishme është ndihma e parë në raste fatkeqësish?

nga Xh M

Në emisionin energji me moderatoren Argjira Elmazi, e ftuar ishte Behije Nuhiju, edukatore e ndihmës së parë pranë Kryqit të Kuq. Gjatë intervistës, ajo theksoi rëndësinë e njohjes së ndihmës së parë nga të gjithë qytetarët, duke e konsideruar atë si një domosdoshmëri dhe jo thjesht një detyrim për pajisjen me leje drejtimi.

“Fatkeqësisht, njohuritë e ndihmës së parë tek popullata jonë lënë për të dëshiruar, ndërkohë që nevoja për to është rritur shumë. Aksidentet janë më të shpeshta dhe gjithmonë u theksoj kandidatëve që vijnë në qendrën tonë se nuk mjafton vetëm të pajisen me një certifikatë, por të dinë bazat e ndihmës së parë. Kjo duhet të jetë pjesë e kulturës së përgjithshme të secilit person”, deklaroi Behije Nuhiju, edukatore e ndihmës së parë.

Një nga pikat kyçe të diskutimit ishte reagimi i menjëhershëm pas një aksidenti. Nuhiju theksoi se thirrja e ndihmës së shpejtë në tre minutat e para është ideale, por para kësaj është e rëndësishme të kontrollohet gjendja e të lënduarit dhe t’i jepet ndihma e parë.

“Nëse ka të pranishëm të tjerë, ata mund të thërrasin ndihmën e shpejtë, zjarrfikësit apo policinë, por nëse jemi të vetëm, fillimisht ndihmojmë të lënduarin dhe më pas thërrasim ambulancën”, sqaroi ajo.

Ky diskutim në emision shërbeu si një thirrje për vetëdijesim mbi rëndësinë e njohjes së ndihmës së parë, një aftësi që mund të shpëtojë jetë në raste fatkeqësish.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More