Shkup, 26 mars – Bashkimi Evropian si fuqi domuniuese në Evropë e më gjërë ndodhet në krizë të thellë pas ftohjes së marrëdhënieve me administratën e Trump i cili duket se është në gjah të gjithkujt a ndaj secilës fuqi domuniuese. Zgjerimi i BE-së është jetik për rajonin e Ballkanit Perëndimor për secilin shtet veç e veç e për tërë rajonin bashkërisht, shkruan Zhurnal.
BE-ja po punon me vendosmëri për zgjerim, në maj do të vizitoj Ballkanin Perëndimor –
Zgjerimi, së bashku me paqen, është arritja më e madhe gjeostrategjike e Bashkimit Evropian dhe prandaj ne po punojmë me vendosmëri për zgjerimin me fqinjët tanë nga Ballkani Perëndimor, Ukrainën dhe Moldavinë, tha presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, duke njoftuar se në maj do të vizitojë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Zgjerimi është investimi më i mirë gjeopolitik që mund të bëjë Bashkimi Evropian. Kjo është arsyeja pse unë vizitova Ukrainën dy herë në katër muaj. Prandaj vizitova Moldavinë në fillim të marsit dhe këtë vit do të mbledhim edhe një samit dypalësh. Kjo është arsyeja pse Samiti i parë që unë drejtova ishte me Ballkanin Perëndimor, një rajon që do ta vizitoj në maj, theksoi Kosta në fjalimin e tij në Qendrën e Politikave Evropiane (EPC) në Bruksel, me rastin e 68-vjetorit të miratimit të Traktatit të Romës në vitin 1957, i cili hodhi themelet e Bashkimit Evropian të sotëm.
Costa theksoi se sot 68 vjet më parë, gjashtë liderë evropianë, të shtyrë nga një ndjenjë urgjence dhe guximi, vendosën parimet e eksperimentit më unik në historinë e shtetësisë.
Vendet që ishin në luftë me njëri-tjetrin deri dymbëdhjetë vjet më parë, kanë nisur një projekt paqeje, duke bashkuar burimet dhe fuqinë në një fat të përbashkët. Një fat i përbashkët nga qytetarët dhe kombet. Një fat që ka siguruar që atëherë peshën dhe qëndrueshmërinë tonë gjeopolitike. Një fat i rrënjosur në vlerat e adoptuara nga çdo komb që ka zgjedhur lirisht t’i bashkohet komunitetit tonë. Një komunitet që është bërë më i madh, më i begatë, më paqësor, më i integruar. Për të mirën e miliona njerëzve, tha Costa.
Sipas tij, i njëjti besim, guxim dhe kreativitet i baballarëve themelues të BE-së nevojiten edhe sot për t’iu përgjigjur sfidave bashkëkohore.
Ndjenja kolektive e europianizmit na ka dhënë mjetet për të vepruar kur lindin kriza të reja. Sepse sa herë jemi përballur me krizën, fatkeqësinë dhe zymtësinë, ne kemi dalë prej saj më të fortë dhe më të bashkuar, tha Costa.
Ai vuri në dukje se pas fillimit të agresionit rus kundër Ukrainës, “ka pasur shumë zëra që dyshonin në aftësinë tonë për të qëndruar të bashkuar, për të qëndruar të fortë, për t’iu përgjigjur në mënyra të paprecedentë agresionit të paprecedentë”.
Sipas tij, Evropa duhet të marrë të gjitha mjetet për t’u mbrojtur nga agresioni ushtarak dhe ta bëjë këtë në mënyrë evropiane. Për shkak se siguria ka nevojë për prosperitet për të lulëzuar, siç theksoi Costa, duke investuar në mbrojtjen evropiane, BE-ja po investon në industrinë e saj, teknologjinë dhe në punë cilësore për qytetarët e saj.
Ai thekson se bota ka nevojë për angazhim evropian dhe Evropa duhet të afrohet me partnerët e saj dhe të gjejë zgjidhje që mund të përshtaten me sfidat më urgjente globale.
Bashkimi ynë është ende mënyra më e mirë për të mbrojtur, avancuar dhe promovuar interesat tona në botë. Mënyra më e mirë për të pranuar dallimet tona. Për të krijuar konsensusin e nevojshëm. Le t’i bëjmë shoqëritë tona më elastike, më të lidhura, më dinamike. Pa të, të gjithë jemi më të dobët, me të mbajmë të ardhmen në duart tona. Bashkimi Evropian duhet të shkëlqejë përsëri. Bashkimi Evropian duhet të frymëzojë më shumë. Bashkimi Evropian duhet t’u ofrojë qytetarëve të tij. Me besim, me guxim, me kreativitet, ashtu si themeluesit tanë në Romë, përfundoi Kosta në fjalimin e tij drejtuar EPC-së me rastin e 68-vjetorit të miratimit të Traktatit të Romës.
Rruga e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së ka zanafillë të hershme –
Kujtojmë se, pengesa më e madhe për mos marrjen e datës për fillim të negociatave me BE-në për Maqedoninë e Veriut është shteti Bullgar, që në mënyrë të drejtpërdrejt pengohet edhe Shqipëria. Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria tensionuan raportet për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat Bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz Tito.
Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE. Edhe në vitin 2020, njëjtë vendi fqinj, i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministrave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në.
Ndryshe, zgjidhja e vetme është bazuar në planin franko-gjerman përmes të cilit Maqedonia e Veriut është e obliguar të bëjë ndryshime kushtetuese dhe të fusë bullgarët si pjesë integrale në Kushtetutën e vendit. Por, për këto ndryshime nevojiten 80 vota të deputetëve që shumica aktuale parlamentare e ka të vështirë t’i sigurojë, pasi opozita maqedonase kundërshton ashpër e opozita shqiptare ka vendosur dy kushte. Përmes këtij plani arrihet marrëveshje mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, por esenciale janë ndryshimet kushtetuese që Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE. /Zhurnal.mk