Agjencia Zhurnal.mk

Analistët: Ziberi do të ishte i pranueshëm edhe për maqedonasit!

Shkup, 25 qershor, zhurnal.mk – Partia shqiptare në pushtet në Maqedoninë e Veriut, Bashkimi Demokratik për Integrim, fushatën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare e ka filluar në Prespë, qytet ky në jug të Maqedonisë së Veriut, duke vënë theksin në idenë e madhe, siç e kanë quajtur, për zgjedhjen e kryeministrit të parë shqiptar, përmes promovimit të Naser Ziberit si kandidat për këtë post.

Kandidati për kryeministër shqiptar, Naser Ziberi, në konventën promovuese të Bashkimit Demokratik për Integrim në Prespë, të mërkurën ka theksuar se në këtë moment “i gjithë vendi po flet, por jo vetëm vendi, po flet rajoni, po flet komuniteti ndërkombëtar për një ide e cila mund të behet realitet”.

“I thash po kandidaturës (për kryeministër shqiptar) se kjo ide është më e madhe se sa unë, kjo ide është më e madhe se vetë BDI (Bashkimi Demokratik për Integrim). Unë nuk do ta kisha pranuar këtë propozim sikur të mos bindesha se ky është një projekt kombëtar. Sikur të mos bindesha se përmes kësaj ideje do ta faktorizojmë popullin shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut edhe më tepër, ka theksuar Ziberi.

Ai në të njejtën kohë ka kërkuar vota nga gjithë qytetarët e vendit, përfshirë edhe etnikumin maqedonas duke pretenduar se do t’i përfaqëson gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë.

Analistët e shohin si të vështirë mundësinë që maqedonasit të votojnë për kandidatin shqiptarë por jo edhe të pamundur.

Sipas Petar Arsovskit, analist, thotë se Naser Ziberi është i pranueshëm për maqedonasit por retorika e BDI-së mund të jetë një pengesë që ai të fiton shumë vota te maqedonasit.

“Mendoj se këtu nuk është çështja rreth kandidatit. Mendoj që kandidati është i pranueshëm edhe për maqedonasit, Naser Ziberi është kandidat dinjitoz në këtë drejtim. Mendoj se është më shumë retorika e BDI-së në periudhën e fundit. Sipas retorikës së BDI-së, ata nuk janë shumë të lumtur me opsionin që shqiptarët votojnë parti maqedonase. Kështu që BDI në thelb projekton një fotografi që dëshiron që votat etnike të mbahen në kampet etnike, pastaj të jetë fituesi me fituesin. Mendoj se kjo do të jetë më shumë pengesë që Ziberi të fiton vota maqedonase se sa vet kandidati. Këtë nuk e shoh si të pamudnur sepse edhe në të kaluarën maqedonasit kanë votuar kandidat shqiptarë siç ishte rasti me Imer Selmanin”, ka deklaruar për Zhurnal, Petar Arsovski, analist.

Nga ana tjetër, profesori universitar, Bashkim Selmani për ZHurnal shprehet se BDI para se të promovon kandidatin është dashur të konsultohet edhe me shoqërinë civile dhe pastaj të merr vendim.

Selmani nuk parashikon se sa vota mund të merrë kandidati shqiptar për kryeministër te kampi maqedonas, por thotë se i njejti ka qenë funksionarë në kohën e PPD-së ka pasur raporte të mira me maqedonasit.

“Të them të drejtën unë personalisht kam qenë një nga përkrahësit kryesorë për kryeministrin që neve na duheshte dhe meqë është rradha e parë për zgjedhje të një kandidati. Besoj që në Maqedoni ka një arsenal figurash të pastra, të paprekura, të ditur, të ngritur, të shkolluar jashtë. Ideja tani nuk e merrë epilogun e duhur për arsyese gjitha procedurat se si ta testojnë kandidatin, meqë insistojnë që të jetë i gjithëve, besoj që duheshte të bëhet një konsultë me partitë tjera, mo shoqërinë civile. Tani kjo mund të ngelet vetëm një dëshirë për shqiptarët, nuk kam ndonjë bindje. Ky kandidat ka qenë një figurë që ka pasur raporte të mira me maqedonët në kohën e PPD-së ka qenë figurë kyçe, ka pasur bashkëpunime me maqedonasit. Tani nuk e di, skam ndonjë bindje sa vota mund të marrë”, ka deklaruar për Zhurnal, Bashkim Selmani, profesor universitar.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...