Covid 19 Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Sa është e suksesshme strategjia shtetërore kundër Covid-19?

Zhurnal Ads

Shkup, 30 shtator, zhurnal.mk – Sipas autoriteteve shëndetësore koronavirusi për momentin më së shumti shpërndahet në takime (mbledhime) familjare, ahengje dhe dasma.

Ish ministri i MBP-së, Pavle Trajanov për Zhurnal shprehet se nëse sillen masa të reja, ajo duhet të bëhet në bazë të analizave për atë se si shpërndahet virusi.

Ai thotë se strategjinë në thelb e përbëjnë tre grupe të masave.

Sipas tij e para masat shëndetësore, e dyta masat rreth çështjeve të sigurisë që janë të lidhura me respektimin e masave dhe masat e treta ndikimi ndaj ekonomisë, biznesit etj.

“Dmth këto duhet gjitha të shkojnë në mënyrë paralele. Përndryshe strategjia rreth luftës kundër Covid-19, ajo është konfuze duke filluar nga OBSH sepse disa herë ajo i ndryshon masat, njëherë duhen maskat, herën tjetër jo, distancë etj. Tjetra e rëndësishme është tretmani, çfarë duhet të bëhet, nuk ka qëndrim të unifikuar çfarë ilaçe të shfrytëzohen. Dmth këtu ka disa fjalë të pa thëna dhe e gjithë kjo pasqyrohet edhe në shërimin e pacientëve. Ka disa çështje sistemore që duhet zgjidhen, kjo nuk varet vetëm për Maqedoninë. Por me shumë mundësi edhe OBSH nuk jep udhëzime të mira se si të parandalohet, jo vetëm për vakcinën, por edhe për më pak dëme ndaj ekonomisë. Këtu nuk ka ndonjë zgjidhje. Ne si shtet nga aspekti i shërimit të pacientëve, mundet të kemi këtu lëshime, por ende sistemi jonë shëndetësore nuk është në atë fazë të jetë efikas edhe në prevenim por edhe në shërim. Kemi shumë raste të vdekjes në krahasim me shtetet tjera të rajonit”, ka deklaruar për Zhurnal, ish ministri i MPB-së, Pavle Trajanov.

Përderisa po paralajmërohen masa të reja restriktive për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit të ri, parashtrohet pyetja në cilat vende qytetarët më shumë nuk i kanë respektuar edhe masat e tanishme, të dhëna të cilat janë të rëndësishme për institucionet që të mund të përgjigjen me strategji të duhura.

Qindra qytetarë për çdo ditë dënohen për mosmbajtje të maskave. Vetëm në 24 orët e fundit janë dënuar 870 qytetarë, ndërsa numra të njejtë për çdo ditë publikohen në boletinët policorë.

Por, Ministria për Punët të Brendshme megjithatë nuk ka të dhëna detaje në cilët vende policia i dënon qytetarët për mosmbajtje të maskave.

Nga MPB thonë se këto informacione duhet ti kërkojmë në stacionet policore në vend, dhe se Ministria nuk i merr dhe për këtë shkak nuk mund të përgjigjen detajisht se ku qytetarët kanë marrë më shumë dënime, nëse nëpër parqe, kafene, pazare, në automobila, transport publik etj.

Ministria për Punë të Brendshme merr vetëm numërin sa qytetarë janë dënuar, thonë nga MPB.

Dekreti me fuqi ligjore për mbajtje të obligueshme të mbrojtjes personale Qeveria e solli në prill të këti viti në seancën e 45, siç u potencua, për mbrojtjen e popullatës dhe parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit.

Ajo ishte vetëm njëra nga masat e shumta të cilët ishin sjellur nga marsi i këti viti, që kur u përhap pandemia me Kovid-19 në vend, në të cilën deri më tani ishin të infektuar më shumë se 17 mijë persona.

Sipas këtij dekreti qeveritar, qytetarët duhet të mbajnë maska në fytyrë kur lëvizin në hapsira publike si në treg, transport publik, në institucione publike, markete, shitore, banka, institucione shëndetësore etj, por edhe në vetura nëse udhëtojnë me persona me të cilët nuk jetojnë në bashkësi të njejtë ose amvisëri.

Përjashtim është i lejuar nëse qytetarët lëvizin nëpër vende publike të hapura me mbajtjen e distancës fizike së paku dy metra, por edhe nëse vozitin biçikletë ose aktivitete tjera sportive.

Por, këto ditë ministri i shëndetësisë Venko Filipçe në pres konferencë paralajmëroi se po mendohet në forcimin e masave dhe kontrolle më të rrepte për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve, në kushte kur vendi në kontuinitet po regjistron numra treshifrorë të të infektuarve me Covid-19 në ditë.

Filiçe tha se me shumë mundësi do të sillet vendim për mbajtje të maskave në hapsira të hapura, si dhe është e mundur të bëhet i limituar numri i tavolinave në objekte hotelierike, kontrolle të rrepta dhe denime për ahengjet familjare dhe eventualisht uljen e kapacitetit të transportit publik.

Strategji e veçantë dhe skenare për masat

Komisioni për Sëmundje Infektivce masat i sjell sipas analizave të bëra nga anketat epidemiologjike, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga atje thonë se sipas analizave të tyre të anketave epidemiologjike të të infektuarve të rinj, arsyeja për rritjen e numrit të të infektuarvce është për shkak të mosrespektimit të masave gjatë tubimeve familjare dhe ahengjeve, dasmave etj.

Nga atje mes tjerash shtojnë se Komisioni për Sëmundje Infektive po ndjek situatën me koronavirusin në vend dhe në përputhje me analizat dhe të dhënat i dimensionojnë edhe masat.

“Në pres konferencë më 22 shtator u paralajmëruar se po shqyrtohet mundësia për sjelljen e masave shtesë, nëse për atë shfaqet nevoja. Të gjitha inspektoratet dhe institucionet që janë të angazhuar për zbatimin e masave duhet ti intensifikojnë kontrollet për zbatimin e masave dhe protokoleve që tanimë janë në fuqi”, thonë nga Minsitria e Shëndetësisë.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut është vendi me vdekshmëri më të madhe nga Covid-19 në rajon. Deri më tani janë regjistruar 729 vdekje, sipas publikimeve të fundit të autoriteteve shëndetësore.

Postime të ngjashme

Qeveria vazhdon me emërime, ja drejtorët e rinj

T E

Biznesmenët me kërkesë ndaj Qeverisë, Zaev premton stabilitet

Z H

Anulohet seanca e sotme për “27 Prillin”, Veljanovski dhe Ristovski në vetëizolim

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...