Auto

Sa është i sigurt gjatë aksidentit Mercedes S-Class 2021?

Mercedes muaj më parë ka zbuluar modelin e S-Class, i cili njihet për teknologjinë e madhe që ka kjo veturë.

Tashmë ajo së fundmi është testuar edhe për ndonjë aksident të mundshëm për të parë se sa i sigurt është gjatë një aksidenti dhe se si kjo makinë vepron në një rast të tillë, transmeton Telegrafi.

Mercedes S-Class ka sisteme shumë të avancuara brenda saj. Në mesin e tyre është edhe ndihma e shoferit, i cili frenon me shpejtësi kur pranë saj kalon një person si në këmbë ashtu edhe me ndonjë biçikletë.

Dhe tashmë video e mëposhtme tregon sesi kjo makinë vepron kur S-Class pëson një aksident.

Kjo makinë hapë jastëkët edhe në pjesët anësore të sediljeve prapa.

Gjithashtu nëse makina është duke pësuar aksident në pjesën anësore, ajo ngritët automatikisht lartë me shpejtësi, në mënyrë që impakti i goditjes të jetë sa më i vogël dhe pasagjerët të jenë më të sigurt.

Postime të ngjashme

Historia e suksesit të Renault Captur – modelit më të preferuar të veturave në Evropë!

admin

Shefi i Toyota-s: Tesla ka recetë, por nuk është një gatues i mirë

S.B.

BMW-ja rikthen 26 mijë vetura hibride nën dyshimet për defekte në bateri

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...