Sa herë që flet Artan Grubi, bie rejtingu i BDI-së dhe ngritet rejtingu i opozitës

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi nuk është mjaft i popullarizuar në opinion. Për herë të fundit si kandidat ai u paraqit në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016, por atëherë nuk kaloi mirë në lagjen e tij në Çair dhe ky ndoshta ishte shkaku pse nuk doli kandidat në zgjedhjet e vitit të kaluar. Mirëpo ai nuk ndalet së paraqituri nëpër tubime zgjedhore me fjalime të ndryshme.

Mirëpo fjalimet e Grubit priten si fetsë nga parttë opozitare shqiptare, prej ku thonë se çdo paraqitje e tij përmirëson rejtingun e opozitës.

“Anketat tona interne tregojnë se kur hesht Artan Grubi, BDI shënon pak rritje në rejting, por kur flet Artan Grubi, rejtingu i BDI-së shkonë krye teposhtë. Për këtë arsye ne me qejf i presim paraqitjet e Grubit nëpër tubime, sepse pas çdo fjalimi të tij rritet rejtingu ynë”, thonë për Zhurnaç nga koalicioni opozitar.

Grubi së fundmi ka mbajtur fjalim në Vrapçisht. Mirëpo rezultatet e anketave menjëherë tregojnë rënie të rejtingut të BDI-së.

“Gjatë fushatës bëjmë anketa jo vetëm në bazë javore, por edhe në bazë ditore dhe përcjellim çdo lëvizje të disponimit të qytetarëve. Anketat e sotme menjëherë tregojnë rënie të rejtingut të BDI-së dhe ne jemi të bindur se kjo është pasojë e fjalimit të Grubit. Qasja dhe stili i fjalimeve të tij iritojnë votuesit”, thonë nga opozita.

Me këto konstatime pajtohen edhe shumë përfaqësues të BDI-së, të cilët thonë se me ardhjen e Artan Grubit nga lëvizja “Zgjohu” në BDI, janë shkaktuar mjaft përçarje brenda partisë.

Related posts

Dita e dytë nga Forumi financiar ndërkombëtar në Shkup, në fokus ekonomia e gjelbër dhe kapitali njerëzor

Redaksia

Mehmedoviq: Do të dalim nga kriza shëndetësore me imunitet kolektiv

D V

UNICEF dhe USAID dhurojnë stacione mobile për larje të duarve në 15 shkolla

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More