Sa janë të sigurta spitalet modulare në Maqedoninë e Veriut? Drejtorët refuzojnë të flasin

Shkup, 9 shtator – Zjarri në repartin e improvizuar për kovid në Tetovë, krijoi dilema nëse spitalet modulare i plotësojnë kushtet për trajtimin spitalor të pacientëve? Për shkak të mungesës së shtretërve dhe përhapjes së pandemisë KOVID, u hapën 19 spitale modulare në vend, në Shkup, Gjevgjeli, Strumicë, Kumanovë, Kërçovë, Strugë, Gostivar, Shtip, Veles, Ohër, Manastir, Prilep, Kavadar, Koçan dhe Dibër.

 

“Të gjitha 19 spitalet modulare të ndërtuara gjatë pandemisë u ndërtuan sipas të gjitha protokolleve të sigurisë. Të paktën kështu pohon Ministria e Shëndetësisë. Pyetja mbetet, a janë ato të pajisura me sisteme të parandalimit të zjarrit, si dhe një sistem që do të shuante një zjarr të mundshëm?”.

Ministria e Shëndetësisë deklaroi shkurt se të gjitha spitalet modulare janë ndërtuar me certifikim, përfshirë edhe atë në Tetovë.

Gjatë ndërtimit ka procesverbale të dokumentuara për vërejtje të parëndësishme teknike – vënia e silikonit në dysheme, nivelimi i sifonit në tualet, zgjatje e një pjese të ulluqeve – njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Megjithëse u përpoqëm të merrnim një deklaratë nga disa drejtorë të qendrave për kovid, nëse pas ngjarjes tragjike do të kërkojnë të rrisin sigurinë në objektet, dhe nëse kanë instaluar sistem për parandalimin dhe shuarjen e zjarrit, por kjo përpjekje ishte e pasuksesshme. Drejtori i Klinikës Infektive në Shkup nuk iu përgjigj thirrjeve tona. Drejtorët e spitaleve në Ohër dhe Strugë nuk folën publikisht, vetëm theksuan se deri më tani nuk është kërkuar prani policore në këto dy objekte për të rritur sigurinë.

Related posts

Tragjedia në spitalin Covid në Tetovë, reagimi i parë i Zoran Zaev

Redaksia

Qeveria shqyrton informacionin për reformën në administratën publike

Z H

MF filloi me zbatim konkret të rekomandimeve të përbashkëta nga Dialogu ekonomik dhe financiar me BE-në lidhur me PRE

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More