Agjencia Zhurnal.mk

Sa “kushton” një tjetër mbyllje?! Qeveria gjermane vendos kufizime më të ashpra prej pandemisë

Kancelarja Angela Merkel dhe kryebashkiakët e 11 qyteteve të mëdha ranë dakord për kontrolle më strikte në zonat urbane me numër të lartë infeksionesh. Berlini, Frankfurti dhe qytete të tjera arrijnë nivele alarmuese.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha, se do të prezantohen masa të reja për ato qytete ku rastet e virusit Corona janë përkufizuar me përqendrim të lartë infektimesh. Për qytetet me më shumë se 50 raste për 100 mijë banorë brenda një periudhe shtatë ditore – një nivel i arritur tashmë në Berlin, Frankfurt e shumë qytete të tjera – duhet të zbatohen menjëherë kufizime më të ashpra. Gjithsesi, plani lë të hapur për intepretim masat që duhen marrë, në vend të renditjes së mundësive. Ai përfshin rregulla më të rrepta mbi mbajtjen e maskave dhe distancimit fizik, mundësinë e madhe për dalje me orar dhe kufizime në shitjen e alkolit në bare e restorante, në rastet kur një gjë të tillë e vlerësojnë autoritetet. Ata ranë dakord që duhet të merren në konsideratë edhe kufizime më të ashpra sa u përket në grumbullimeve publike dhe private.

Në marrëveshen e arritur midis bashkive dhe qeverisë federale paralajmërhet, se nëse këto masa nuk e ulin numrin e infektimeve brenda 10 ditëve, “masa të tjera kufizuese duke zvogëluar kontaktin publik, do të jenë të pashmangshme”. Por sërish, nuk u specifikuan se cilat do të jenë këto masa.

Merkel tha, se ajo ishte e vetëdijshme që kufizimet e rinovuara “do të dëmtojnë”, veçanërisht sektorin e gastronomisë, i cili është në vështirësi. Gjithsesi, ajo paralalajmëroi se rritja e rasteve mund të përshpejtohet më shumë nëse autoritetet nuk do të jenë më në gjendje të vijojnë gjurmimin e zinxhirit të infektimeve.

“Sa më shpejt që të ndodhë kjo, aq më shpejt përhapet virusi në mënyrë të pakontrollueshme” – tha Merkel gjatë konferencës për shtyp në Berlin (09.10).

Kancelarja vuri në dukje rivendosjen e kufizimeve në disa qytete, përfshirë Berlinin, dhe përgëzoi Mynihun, i cili vërtetoi se shpërthimet e infektimeve mund të mbahen nën kontroll me anë të rregullave për mbajtjen e maskës dhe distancimit fizik në shoqëri.

“Numrat e të infektuarve mund të rriten, por ne nuk jemi të pafuqishëm për ta ndaluar këtë” – deklaroi Merkel.

Merkel u kërkon kryebashkiakëve që të ndihmojnë në luftën kundër virusit

Deklaratat e Merkel erdhën pas takimit të së premtes (09.10) me 11 kryebashkiakët e qyteteve më të mëdha gjermane. Ata ranë dakord që autoritetet lokale të kërkojnë ndihmë nga Instituti Robert Koch (IRK) për sëmundjet infektive si dhe nga ushtria, nëse numri i rasteve rritet në 35 për 100 mijë banorë, brenda një jave.

Gjermania është lavdëruar botërisht për menaxhimin e deritanishëm të situatës pandemike. Vendi numëron 9589 të vdekur dhe 314.600 të infektuar nga COVID – 19. Shkalla në nivel kombëtar prej 11.55 vdekjesh për 100.000 banorë është dukshëm më e ulët se ajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (64.74), e Mbretërisë së Bashkuar (64.08) si dhe shumë vendeve të tjera europiane.

Por zyrtarët gjermanë paralajmëruan, se duhet bërë më shumë për të shmangur mundësinë e një vale të dytë. Instituti Robert Koch tha, se ka pasur 4516 raste të reja të COVID-19 të raportuara të enjten (08.10). Shkencëtarët e RKI thanë, se disa qytete gjermane kanë arritur afër nivelit kritik paralajmërues të 50 infeksioneve të reja për 100.000 banorë. Shifra e Berlinit është 51, ndërsa numri i Këlnit qëndron në 49.8.

Sa “kushton” një tjetër mbyllje?
Projeksionet ekonomike të bëra publike nga Ministria gjermane e Financave muajin e kaluar treguan se nuk ka plane për një mbyllje të gjerë të ekonomisë.

Drejtuesit e biznesit kanë paralajmëruar daljen kundër masave të tilla, duke sugjeruar që kjo mund të shkaktojë një valë falimentimesh dhe të pengojë më tej perspektivat e rritjes ekonomike të vendit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...