Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Sa kushtuan vaksinat nga Pfizer? Denaj: Fondi i Ministrisë së Shëndetësisë është 6 miliardë

Zhurnal Ads

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj nuk e ka treguar se sa kushtuan 500 mijë vaksinat e siguruar nga Pfizer, mbrëmjen e sotme e ftuar në emisionin “Open”.

Ajo nuk dha një shifër konkrete por tregoi vetëm fondin e dhënë nga Ministria e Financave për Ministrinë e Shëndetësisë prej 6 miliardë lekësh.

“Filloi në datën 11, janë gati 900 vaksina. Në nivel total që do të sillen 1.6 milionë, kemi buxhetuar një fond shtesë përfshirë edhe vaksinës, 500 mijë me Pfizer, 1.2 milionë brenda paketës Covax për 800 mijë persona. Brenda paketës prej 6 miliardë lekësh është. Fondi i Ministrisë së Shëndetësisë është 6 miliardë lekë me prioritet vaksinën. Përse duhet të flasim për koston e një vaksine?! Po flas për fonde buxhetore,  Nëse do të duhet më shumë do të japim më shumë”, tha Denaj.

Kujtojmë se vaksinimi në vendin tonë filloi më 11 janar të këtij viti, fillimisht me mjekët dhe infermierët e dy spitaleve COVID. E para që u vaksinua ishte shefja e Infektivit, Najada Çomo dhe më pas kryeministri Edi Rama.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Mbledhja e Këshillit Politik, Gjiknuri: PD kërkon qiqra në hell, kërkon ekspertizë kur s’ka strukturë

admin

Negociatat nuk hapen në dhjetor

admin

“Shqipëria ka treguar forcë të jashtëzakonshme”/ 1-vjetori i tërmetit tragjik, reagon Ambasada Amerikane

S.B.

Rama të premten në Athinë, zbardhet agjenda

T E

Shqipëria ofron zgjidhje për ndarjen e detit Jon me Greqinë

admin

Meta viziton monumentin e “5 Heronjve të Vigut”: Tradhtarët e gjakprishurit nuk do t’ia dalin të cenojnë dinjitetin e heronjve

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...