Shkup, 22 dhjetor, zhurnal.mk – Shefja e diplomacisë bullgare Ekaterina Zaharieva javë më parë ka indinjuar maqedonasit ku theksoi se 88.450 qytetarë të Maqedonisë së Veriut të cilët kanë marrë shtetësi bullgare, të njejtët janë pajisur në bazë të prejardhjes së tyre (duke aluduar në prejardhjen bullgare), shkruan Zhurnal.
Ndërsa sot mediat maqedonase kanë shkruar se është apsurde dikush të mendojë që këta qytetarë kanë aplikuar për shtetësi bullgare sepse ndjehen bullgar. Sipas mediave maqedonase, qytetarët nga Maqedonia e Veriut kanë aplikuar për shtetësi bullgare për shkak se Bullgaria është anëtare e BE-së dhe me këtë pasaportë do të punojnë në vendet perendimore.
Mediumet maqedonase mes tjerash shkruajnë se është sekret publik që në Maqedoninë e Veriut, por edhe në Bullgari dhe në BE, se një pjesë e madhe nga këto qytetarë, ndoshta dhe të gjithë kanë marrë, gjegjësisht kanë blerë pasaportën bullgare, duke u thirrur në kinse në disa rrënjë bullgare që të mund të punojnë nëpër vendet e BE-së.