Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Sa nënkryetar i duhen Parlamentit?

Zhurnal Ads

Shkup, 26 tetor, zhurnal.mk – Deputetët nga shumica parlamentare e pranuan propozimin e kryeparlamentarit Talat Xhaferi për 5 nënkryetarë edhe përskaj kundërshtimit të opozitës. Xhaferi thotë se ato janë të nevojshëm në përputhje me obligimet të cilat i ka shtëpia ligjvënëse, ndërsa harxhimet shtesë janë të parëndësishme, shkruan Zhurnal.

Kryeparlamentari Talat Xhaferi propozoi që shtëpia ligjvënëse të ketë 5 nënkryetarë, ndërsa vendimi u miratua nga deputetët me 62 vota “Për” dhe 22 “Kundër”. Zgjedhje e tyre do të bëhet në seancë tjetër e cila ende nuk është caktuar. Sipas rregullores, opozita ka një vend të nënkryetarit, dy propozon Komisioni për zgjedhje dhe emërime ndërsa dy tjerë janë nga shumica.

Xhaferi në një bisedë për Rel thotë se ai personalisht nuk ka nevojë për asnjë nënkryetar, por institucioni në përputhje me Ligjin e sjellur në Kuvend por edhe obligimeve që iu janë ndarë deputetëve, gjegjësisht nënkryetarëve, rrjedh nevoja nga ky numër i nënkryetarëve.

Numri i nënkryetarëve më parë shkaktoi reagime nga partia opozitare VMRO-DPMNE. Zëdhënësi i kësaj partie Dimçe Arsovski në gusht të këtij viti deklaroi se partia as që pranon por as nuk propozon nënkryetar. Arsyet për këtë, sipas tij, janë paarsyeshmëria ekonomike për numrin e madh të nënkryetarëve dhe se për shkak se ky numër i madh shërben për tregti të funksioneve.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev atëherë reagoi se nëse VMRO-DPMNE tërhiqet nga e drejta e saj të nënkryetarit në Kuvend, atëherë të njejtën do ta bën edhe LSDM. Në këtë rast, siç potencoi ai, tre vendet tjera do ti lënë për partitë tjera më të vogla. Zaev potencoi se njëri nga nënkryetarët e tanishëm e ka informuar se kanë marrë 100 euro më shumë rrogë nga ajo e deputetit.

Ish kryeparlamentari Stojan Andorv për Zhurnal vlerson se tre nënkryetarë janë të mjatfueshëm, edhe pse gjatë kohës së mandatit të tij ka pasur katër nënkryetarë.

“Eksperianca ime tregon se tre nënkryetarë janë të mjaftueshëm që në mënyrë racionale të organizohet pune dhe të mundësohet që ato persona të ndihmojnë. Megjithatë ka pasur edhe nga pesë nënkryetar. Në mandatin e parë të cilin e kam pasur unë si kryetar i Parlamentit nga 1991 deri 1994 kemi pasur 4 nënkryetar. Sipas mendimit tim edhe atëherë nuk duheshin aq, por ashtu ishte renditja e forcave. Me shumë mundësi edhe tani është e njejta. Eksperienca të ndryshme, situata të ndryshme, nëse ka vlersuar se duhet pesë, le të jenë pesë, nuk ka asgjë të keqe”, ka deklaruar Andov.

Në raport me harxhimet për nënkryetarët, Xhaferi shton se dallimi në krahasim me pagën e deputetit është e parëndësishme.

Postime të ngjashme

VMRO: Filipçe then rekorde çdo ditë, numri i viktimave nga korona afër 1.000

T E

Vendparkime për shtatzëna dhe familje me fëmijë deri në 3 vjet

T E

Kujdes/Policia monitoron gjuhën e urrejtjes në internet ndaj Bullgarisë

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...