Sa punohet që RMV-ja ta tejkalojë problemin e të fillojë negociatat me BE-në?

nga I.A

Shkup, 30 prill – Aktualisht, një nga problemet dhe sfidat më të rënda për vendin është vazhdimi i rrugëtimit të vendit drejt anëtarësimit në BE. Por, për këtë rrugëtim të filluar tashmë dy dekada më herët flitet shumë por sa në të vërtetë punohet? Pasi çdo qeveri në ardhje ka këtë premtim sa hap e mbyll sytë, përshëndetje të ditës madje, që do të hyjmë  në BE, por që punët në këtë drejtim pothuajse kanë stagnuar, shkruan Zhurnal.

Maqedonia e Veriut ka nevojë për ndihmë që ta tejkalojë problemin e vazhdimit të rrugëtimit në BE –

Kryetari i Këshillit të Bashkimit Evropian, Antonio Costa, gjatë takimit me udhëheqësit bullgar në Sofje foli gjithashtu rreth zgjerimit të BE-së dhe u pyet konkretisht nga gazetarët nëse Maqedonia e Veriut do të fillonte së shpejti negociatat, duke miratuar ndryshimet kushtetuese të përcaktuara në propozimin francez.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me vende të ndryshme, konkretisht me Maqedoninë e Veriut.

Ne mbështetemi në përpjekjet e të gjitha vendeve për të kapërcyer problemet, për të zgjidhur problemet, për t’i adresuar çështjet e ndryshme në mënyrën e duhur dhe për të siguruar zgjerim efektiv gjatë këtij cikli institucional, në pesë vitet e ardhshme”, thotë Antonio Costa.

Costa u takua gjithashtu me Presidentin bullgar Rumen Radev. Sipas Radev, zgjerimi i BE-së ka mbështetje nga Bullgaria, pasi procesi është një garanci stabiliteti, por duhet të jetë i pakthyeshëm për secilin prej kandidatëve.

Duhet të vazhdohet rrugëtimi evropian –

Pas çdo gare është e rëndësishme që sa më parë të dihet dhe kuptohet arsyeja e garimit jo vetëm për të kënaq apo plotësuar egot e ndokujt por për të dëshmuar ndryshimin apo vazhdimin e rrugëtimit në drejtim të përmirësimit të gjendjes së qytetarëve.

Prandaj, sa më parë duhet të vazhdohen punët aty ku kanë ngelur. Fushata e zgjedhjet përfunduan tani është koha që të dëshmohet që ky vend ka njerëz dhe kapacitet për t’i çuar proceset përpara drejt një jete më të mirë për të gjithë pa dallim

Sfidat në të cilat ka kaluar vendi janë dëshmi që asgjë nuk është e pamundur ajo që duhet është vetëm vullneti pozitiv për të bërë ndryshim drastik në vendin ku mëse i nevojshëm është i ndryshimi. Nëse dikur ka qenë e pa imagjinueshme futja e vendit si anëtarë i Aleancës më të fortë ushtarake në botë, sot është realitet, nëse dikur ka qenë e pa besueshme që vendit mund t’i ndërrohet emri dhe të vazhdohet tutje procesi integrimit evropian, sot është realitet.

Nëse sot tingëllon çuditshëm që kjo qeveri në ardhje nuk do t’i bëjë ndryshimet kushtetuese, nesër do të jetë realitet. Ajo që nevojitet është mos krijimi i dramave pa nevojë që po u ndryshua kushtetuta shembet vendi. Jo, nuk ndodhë asgjë e keqe dhe e dëmshme për vendin ndodhë hapja e rrugës dhe vazhdimi i rrugëtimit drejt BE-së.

Me ndryshimin e Kushtetutës a do të hyjmë në BE? Sigurisht që jo, na presin akoma punë e reforma të shumta në shumë fusha të ndryshme por ajo që ndodhë sigurt është dëshmia që ky vend ka vullnet politik për tu bërë anëtarë i familjes së madhe evropiane. Pra, nuk mjaftojnë vetëm sondazhet apo deklaratat duhet edhe vepra konkrete.

Çdo veprim i guximshëm sot është dëshmi dhe përpjekje për krijimin e një të ardhme të mirë nesër. Pra, politikanë vizionar janë ata që mendojnë e veprojnë për gjeneratat e ardhshme dhe jo sot për sot. E kjo është dëshmuar dhe do të dëshmohet padyshim edhe tutje se ka njerëz që brengosen për gjeneratat që vijnë, ka njerëz që synim kanë zhvillimin dhe progresin në gjitha fushat në tërësi. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More