Sa qëndron alkooli në trup?

Ndonjëherë edhe sasi të vogla të alkoolit mund të ndikojnë në aftësinë tonë për të drejtuar automjetin në mënyrë të sigurt

 

Kur alkooli hyn në qarkullimin e gjakut, ai kalon përmes mëlçisë e cila e zbërthen atë. Enzima alkool dehidrogjenaza është përgjegjëse për ndarjen, sasia e së cilës që është e pranishme në mëlçi varet nga frekuenca e marrjes së ushqimit.

Pra, jo vetëm që i ndiejmë efektet e tij shumë shpejt duke e konsumuar në stomak bosh, por alkooli qëndron në gjak më gjatë dhe ka një efekt më të fortë në tru, thotë Dr. George Koob, drejtor i Institutit Kombëtar të Abuzimit të Alkoolit dhe Alkoolizmit.

Detyra kryesore e mëlçisë suaj është të filtrojë gjakun që rrjedh nga sistemi juaj i tretjes në pjesën tjetër të trupit.

Në procesin e zbërthimit së alkoolit që konsumoni, mëlçia has toksina. Konsumi i tepërt i alkoolit mund ta bëjë mëlçinë të yndyrshme dhe mund të krijohen vraga, të cilat më pas kufizojnë rrjedhën e gjakut.

Kjo mund të shkaktojë vdekjen e qelizave të mëlçisë, gjë që mund të dëmtojë funksionimin e saj.

Sa alkool do të qëndrojë në trupin tuaj varet nga gjatësia, pesha dhe mosha juaj.

“Shumica e njerëzve mund të zbërthejnë gjysmën e pijeve, ose 30 mililitra në një orë. Koha mesatare që i duhet mëlçisë për të zbërthyer një gotë prej 250 mililitra verë është tre orë. Do të duhen dy orë për gjysmë litre birrë”,  tregon Koob.

Sipas Qendrave të Trajtimit të Varësisë në SHBA, alkooli mund të zbulohet në gjak deri në gjashtë orë më vonë, rreth 12 deri në 24 orë me frymëmarrje, në urinë e pështymë dhe deri në 90 ditë në flokë.

Related posts

Pija e cila alkalizon trupin: Për dukje rinore, preventivë kanceri dhe energji tërë ditën!

D V

Cilat janë pasojat pas pirjes së tepër

D V

Bëni një gjë ndërsa jeni ulur në guaskën e WC-së

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More