Sa shanse ka “Shqipëria Madhështore” të mundë Ramën? Nard Ndoka: Duket e pamundur, por i ka mbaruar cikli

nga Xh M

Partia Demokristiane, përfaqësuar nga Kryetari Nard Ndoka iu bashkua koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” për zgjedhjet e 11 majit.

I ftuar në show-n e Albano Bogdos, “2984” në Vizion Plus, Nard Ndoka tha se pavarësisht se duket e pamundur për të mposhtur Ramën, cikli i tij si politikan ka mbaruar.

Albano Bogdo: Sa shanse mendoni që keni për ta mundur Ramën?

Nard Ndoka: Kur e shikon kështu me histori duket si e pamundur. Ke përballë një hajdut, një njeri që është i lidhur me bandat, ke përballë një njeri shantazhuesh që blen vota, shantazhon administratën, kundërshtarët. Disa i ka futur në burg dhe duket sikur ky është i pamposhtur. Ka një cikël dhe ky cikël ka ardhur. I ka ardhur me dhimbje shumë. Kjo është politika.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More