Sa të sigurtë janë krerët e vendeve të Ballkanit? Kundërzbulimi malazez merr masa të jashtëzakonshme për sigurinë e Milatoviq

nga Xh M

Podgoricë, 13 nëntor – Administrata e Policisë dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare e Malit të Zi urgjentisht kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët lidhur me kërcënimin ndaj sigurisë së presidentit Jakov Milatoviq.

Siç thuhet, më 6 nëntor Agjencia e Sigurisë Kombëtare e Malit të Zi ka marrë informacione për një kërcënim të mundshëm ndaj presidentit të Malit të Zi, Jakov Milatoviq, për të cilin e ka njoftuar atë në një komunikim të drejtpërdrejtë.

Gjithashtu, Agjencia ka kryer një sërë aktivitetesh për kontrollimin dhe thellimin e të dhënave të përmendura, si dhe për kontrollin e besueshmërisë së burimeve. Në këtë drejtim, njohuritë e deritanishme nxjerrin në përfundimin se ndoshta bëhet fjalë për shpërndarjen e dezinformatave nga vendet e treta.

Agjencia e Sigurisë Kombëtare, në bashkëpunim me Administratën e Policisë, do të vazhdojë zbatimin e vazhdueshëm të masave mbrojtëse të sigurisë në raport me Presidentin e Malit të Zi dhe anëtarët e familjes së tij të ngushtë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More