Agjencia Zhurnal.mk

Sabit Geci: Asnjëherë në jetën time nuk kam kryer vrasje

Njëri nga ish-komandantët e UÇK-së, Sabit Geci, ka thënë se luftëtarët që e çliruan Kosovën tashmë janë duke fjetur, sepse nuk po bëjnë asgjë për t’i parandaluar argatët e Serbisë që punojnë 24 orë.

Geci thotë se është organizuar një grup kundër njerëzve të luftës dhe gjejnë dëshmitarë dhe u premtojnë atyre gjithçka.

“Familja ime është mësuar e shkreta të vuaj. Kjo është një vazhdimësi e Serbisë dhe argatëve të tyre që janë aktiv këtu. Nuk besoj që ka shumë, por janë shuma aktivë. Ne e kemi çliruar vendin dhe tash jemi duke fjetur – nuk jemi duke i parandaluar ata faqezinj që punojnë 24 orë”, tha Geci në emisionin Zona B në Klan Kosova.

“Kur më kanë arrestuar në vitin 2000, i futën disa nene të tmerrshme dhe më dënuan gjashtë vjet. Gjykata e Apelit i hoqi ato nene të tmerrshme, por dënimin e lanë të njëjtin”.

“Një personi që dëshmonte kundër meje i kam thënë: Po të garantoj se unë nuk të kam parë, por po të kisha parë unë ty me këtë biografi që ke, ti sot nuk ishte këtu para Trupit Gjykues. E kam në procesverbal këtë punë”, tha ai.

Ai thotë se argatët e Serbisë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë aktivë kundër luftëtarëve të UÇK-së.

“Janë organizuar një grup kundër njerëzve të luftës dhe gjejnë dëshmitarë dhe iu premtojnë gjithçka”.

“Asnjëherë në jetën time nuk kam kryer vrasje. Unë gjuhën e kërcënimit nuk e njoh fare. Për mua vetëm le ta flasin realitetin. Unë jam duke vuajtur nga shpifjet”, tha ai.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...