Agjencia Zhurnal.mk

Sabri Fejzullahu reagon pas tërmetit në Zagreb: Ju shpreh dhimbjen time për këtë situatë me lutje që të bëhet mirë

Një tërmet i fuqishëm është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në Zagreb të Kroacisë, me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter.

Ky tërmet ka shkaktuar dëme të mëdha, ku shumica e njerëzve kishin dalë edhe nga ndërtesat e tyre nga paniku, teksa një moment pati edhe shkëputje të energjisë elektrike.

Pas kësaj fatkeqësie natyrore kane reaguar shumë nga artistët e estradës shqiptare, duke përfshirë edhe këngëtarin Sabri Fejzullahu.

Në një postim në rrjetin social Instagram ai ka ndarë dhimbjen me ndjekësit e tij duke bërë lutje që numri i viktimave të jetë sa më i vogël.

“Populli dhe politikanët kroatë na kanë përkrahur dhe ndihmuar shumë në kohëra të vështira ne shqiptareve në Kosovë. Lutemi që të mos ketë më fatkeqësi nga ky tërmet që e goditi sot. Gjithë popullit kroat dhe vëllezërve e motrave shqiptare që jetojnë në Kroaci, u shpreh dhimbjen time për këtë situatë me lutje te Zoti që të bëhet mirë me sa më pak viktima e dëme materiale”, ka shkruar Fejzullahu në Instagram.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...