Sabrina Carpenter ka treguar se si jeta e saj personale e frymëzoi ta krijonte një album muzikor në vitin 2022.
25-vjeçarja lansoi albumin e njohur në muajin korrik të vitit 2022 dhe tani ka treguar e ky album ishte i frymëzuar nga ndarja e dhimbshme me ish-partnerin e saj.
“Ishte hera ime e parë që u ula dhe vërtetë mora drejtimin e të gjithave”, ka thënë Carpenter për Vogue, e cila më parë ishte në lidhje me Joshua Bassett, Shawn Mendes dhe Barry Keoghan
Ylli e ka përshkruar albumin si albumin e saj të parë të madh “pas thyerjes së zemrës”.
“Më vjen keq ta them këtë. Kjo sigurisht që i bën të gjithë ish të dashurit e mi të ndihen si të parëndësishëm. Nuk kam dashur ta bëj këtë. Por mendoj se është një ndjenjë që duket sikur po mban zi për dikë që është ende gjallë. Nuk e kam ndier këtë deri te kjo lidhje”, ka thënë këngëtarja
Ylli i popit ka thënë se beson se ka shumë më tepër thellësi në personalitetin e saj sesa ajo që mund të mendojnë shumë njerëz
“Personaliteti im ka më shumë thellësi se sa hitet e mia. Ka një person në ato këngë që disa ditë ndihet vërtet e sigurt dhe disa ditë nuk mund të dalë dot nga shtrati. Mendoj se kjo është shumë e rëndësishme që njerëzit ta kuptojnë, pavarësisht se kë do të dëgjojnë, që ata janë gjithashtu njerëz”, pati thënë ajo për revistën Paper.
Carpenter gjithashtu ka pranuar se ndihej e shqetësuar përpara lansimit të albumit të saj “Short n’ Sweet” në vitin 2024, i cili përfshin këngë si “Espresso” dhe “Please Please Please”.
“Jam shumë e frikësuar kur dua të shpërndaj diçka”, pati thënë ajo.
Në karrierën e saj, Carpenter ka bërë emër, fillimisht si aktore në serialin Disneyt “Girl Meets World”, ndërkohë që tani po punon ne muzikë dhe vepra të tjera.