Sadi Bexheti: Do e rregulloj stadiumin e Tetovës, jo të shkojmë në Strumicë të shohim futboll (Video)

Tetovë, 3 tetor – Kandidati i PDSH-së Sadi Bexheti në tubimin partiak në Drenovec të Tetovës, ka premtuar zgjidhjen e problemeve kryesore në këtë lagje. Bexheti ka shpalosur fillimisht zgjidhjen që e ofron për problemin e ujit të pijshëm me të cilin problem përballet kjo lagje.

“Do të sjellim ujë nga Xherma dhe në Drenovec do të ndërtojmë një rezervuar, që mos të keni më problem me ujin”, tha Bexheti, transmeton Zhurnal.

Bexheti tha se është e papranueshme që stadiumi i qytetit që gjendet afër kësaj lagje është në gjendje të mjerueshme edhe pse aty luajnë klube të forta.

“Sa isha unë kryetar komune stadiumi ishte nën ingerenca të pushtetit qendror, vetëm pse unë isha i partisë opozitare. Sapo më përfundoi mua mandati, stadiumin ia dhanë pushtetit lokal por asgjë nuk është punuar aty. Unë në Programin tim parashoh rinovim të plotë, që të mos shkojmë në Strumicë të shikojmë futboll”, tha Bexheti, duke premtuar edhe rregullim të stadiumit të dytë që do ti dedikohet gjeneratave të reja.

Fjalimi i Sadi Bexhetit në Drenovec, kandidat i PDSH-së për Komunën e Tetovës

Posted by ZHURNAL.MK on Sunday, October 3, 2021

Related posts

Editorial / Për Zaevin do të jetë e vështirë të përtypë edhe një kockë të fuqishme që e imponon Bullgaria e që e hesht BE-ja

Z H

S’ka përkthyes adekuat, Nagavci detyrohet të flasë anglisht në Shkup

D V

Është konfiskuar drogë në automjet të MPB-së në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More