Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Sadi Bexheti kandidat i PDSH-së për Tetovën

Tetovë, 10 prill, Zhurnal.mk – Partia Demokratike Shqiptare e shpalli kandidaturën për kryetar të Komunës së Tetovës. Kandidati i PDSH-së për të parin e Tetovës, Sadi Bexheti ka treguar prioritetet e tij të cilat synon t’i realizojë si kryetar i Tetovës.

“Përveç se të tregoj problemet, unë jam këtu që t’ju jap shpresë. Unë kam qenë kryetar i këtij qyteti, kam jetuar, jetoj dhe do të vazhdoj të jetoj në këtë qytet. E njoh mirë këtë vend, çdo mahallë të saj, çdo rrugicë dhe çdo fshat”, deklaroi Bexheti.

Megjithatë ka shtuar, se me kandidaturën e tij nuk ka ndërmend t’i bëjë dëm askujt. Ndërkaq shtoi, se kandidatura e tij “garanton luftë të pakompromis kundër korrupsionit, zhvatjes, dhe krimit të organizuar”.

“S’kam dalë kundër askujt, dhe nuk kam ndërmend t’i bëj dëm askujt. Kam dalë për qytetarët e Tetovës, sepse Tetova meriton më mirë, tetovarët meritojnë më shumë dhe se e mira do të triumfojë mbi të keqen”, shtoi më tej Bexheti.

Si probleme elementare ka numëruar: Mungesën e ujit dhe uzurpimin e hapësirave publike.

“Nuk po mundemi të mendojmë për gjëra të tjera, sepse na mungojnë shumë sende. Së pari gjëja elementare – uji i pijshëm, që vazhdon të jetë ende problem në Tetovë. Nuk po mundemi t’i besojmë institucionit të komunës, sepse janë uzurpuar pronat publike dhe janë zhvilluar afera korruptive në lejet e ndërtimit”, deklaroi në paraqitjen e tij para mediave, Bexheti.

Ka përmendur edhe kaosin në komunikacion dhe ndotjen e ajrit.

“Do të nisemi me problemet si nga kaosi në komunikacion, rrugët e shkatërruara që e dëmtojnë qytetin dhe xhepat tanë, pastërtia dhe ajri i ndotur na lë me pasoja shëndetësore dhe arsimi i rënduar”, shtoi më tej Bexheti.

Postime të ngjashme

“KUJDES”/ Lajmi në disa media maqedonase për një incident, krisma me armë dhe për viktima në Çento, i PAVËRTETË (Fake News)!

R Zh

Vetoja bullgare mund të shkaktoj krizë politike në vend

R Zh

Zhurnal raporton / Aksident i rënd në Çento-Shkup

mobile

Akuza të tjera ndaj ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski

R Zh

Izet Mexhiti: Urime dhe për shumë vite festa e Fitër Bajramit

R Zh

George Robertson: Bullgaria të tërheq veton kundër Maqedonisë së Veriut

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...