Sadi Bexheti vizitoi disa vendbanime në Malësinë e Tetovës

Tetovë, 28 shtator – Kandidati për kryetar komune Sadi Bexheti si dhe bartësi i listës Pajtim Thaçi vizituan fshatin Vejcë, Sellcë dhe Llavcë. Në bashkbisedime me banorët e këtyre fshatrave, u potencuan problemet me të cilat këta banorë ballafaqohen, si dhe mos përkujdesja totale nga ana aktuale e udhëheqësisë së komunës së Tetovës. Në mesin e problematikave më të theksuara ishin mungesa e ujit, aq më tepër ku banorët janë në malin Sharr, dhe nuk kanë uji për pije, mungesa e rrugës, mungesa e shkollës në fshatin Sellcë e cila ka filluar në vitin 2001 kur PDSH-ja ishte në qeveri, dhe ende nuk ka përfunduar, shpërngulja e të rinjve nga kushtet e rënda për jetesë.

 

Prof. Dr. Sadi Bexheti si dhe kryesuesi i këshillit potencuan se ne këto vendbanime i kanë vizituar disa herë, dhe kanë dëgjuar hallet dhe problemet e tyre, si ankesat tuaja nga fshatrat Vejcë, Sellcë dhe Llavcë, ne i kemi paraparë në platformën tonë për këto zgjedhje lokale që mbahen më 17 tetor 2021.

“Ne kërkojmë përkrahjen tuaj, duke votuar masivisht numrin 11, na jepni mundësi që t’i realizojmë këto projekte duke ju qëndruar gjithnjë afër sepse për realizimin e këtyre projekteve, duhen njerëz punëtorë dhe të zotë që të rikthejnë shpresën, potencuan në fund kandidati për kryetar dhe kandidati për këshilltar”, thuhet në njoftimin e PDSH-së

Related posts

Bexheti: Nuk duhet të lejojmë largimin e bashkëqytetarëve tanë nga Tetova

Redaksia

BDI fushatën parazgjedhore e vazhdoi sonte në komunën e Vrapçishtit

Redaksia

Heshtje në ASH për uzurpimet në Çarshinë e vjetër nga Zudi Koka

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More