Sadiku do kandidohet i pavarur, Dehari ende i pavendosur!

nga Xh M

Kërçovë, 19 janar – Ky vit mes tjerash do të jetë një vit zgjedhor, ku qytetarët do të mund të përzgjedhin udhëheqësit e tyre lokal. Një ndër qytetet i cili do të përcillet me interes të veçantë nga popullata shqiptare do të jetë gara për të parin e Kërçovës.

I pyetur nëse do të garojë sërish, kreu aktual i komunës së Kërçovës, refuzoi të jep një përgjigje konkrete. Megjithatë ai bëri apel që shqiptarët, të dalin me një kandidat të pranueshëm edhe nga diaspora kërçovare.

“Nuk do t’ia lejoj asnjëherë vetes që të jetë dëshira personale se a do të kandidojë apo jo dhe njëkohësisht bëj thirrje për të gjithë ato që mendojnë për një kandidaturë dhe kjo është shumë normale që çdo njeri mund të jetë një kandidat potencial serioz për të udhëhequr komunën e Kërçovës, por me gjithë atë duhet të mos harrojmë që ne kemi njlë pjesë të konsiderueshme të qytetarëve tanë në migracion dhe gjithmonë duhet të kemi parasysh se ato kanë qenë njerëzit vendimtar për kandidaturën e Kërçovës dhe çdo kandidaturë duhet të rrjedhë apo të burojë nga qytetarët e Kërçovës” – tha Kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari.

Komuna e Studeniçanit, Sadiku paralajmëron se do të del si i pavarur

Nga ana tjetër, kryetari aktual i komunës së Studeniçanit paralajmëron se në zgjedhjet e ardhshme lokale do të del si kandidat i pavarur.

“Ekipi dhe shokët që jemi bashkarisht duke i shtyrë këto projekte, më sygjerojnë që edhe njëherë të kandidohem dhe nëse kandidohem do të kandidohem si kandidat i pavarur, kam ngel pa parti” – tha Kryetari i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku.

Përndryshe, zgjedhjet lokale pritet të mbahen në muajin tetor, varësisht kur ato do ti cakton kryetari i Parlamentit, Afrim Gashi. Mbetet të shihet nëse në këto zgjedhje do të ketë dy palë në taborin politik shqiptarë, njejtë sikur në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të vitit 2024.

Përderisa koalicioni VLEN kanë paralajmëruar se në zgjedhjet lokale do të dalin bashkë, Fronti Europian ende nuk ka marrur një vendim konkret.

Ndërkohë javë më parë, kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se VMRO-DPMNE dhe koalicioni do ti shpall kandidaturat për kryetarë të komunave gjatë muajit maj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More