Agjencia Zhurnal.mk

“Sadio Mane në Real Madrid, është e mundshme”

Mane mund të largohet nga Liverpooli, por jo në një të ardhme të afërt

Sadio Mane nuk do të largohet nga Liverpooli në një të ardhme të afërt, thotë Steve Nicol, legjenda e ‘Redsave’, por është e mundshme transferimi në Real Madrid.

“Ku është në pyetje Real Madrid, çdo gjë është e mundshme”, tha Scot, i cili 13 vite ia ka shpenzuar në Liverpool.

“Lojtarëve u shkëlqejnë sytë kur lidhen me Real Madridin”.

“Nëse ai po mendon për karrierën në fushë, do të qëndrojë në Liverpool sepse Liverpool do ta fitojë Premierligën këtë vit dhe mund ta fitojë edhe për shumë vite. Madje edhe në Champions League sërish kanë shanse”.

“Nëse është për këto, do të qëndrojë, por nëse është për Real Madridin si klub, atëherë është e mundshme të shkojë”.

“nëse ata duan, ata gjithmonë marrin diçka sepse vijnë me paratë që kërkoni. S’besoj që do të ndodhë këtë verë, por pas kësaj, cdo gjë është e mundur”.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...