Sakelaropulu-Pendarovski: Marrëveshja e Prespës është kyçe në marrëdhëniet midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë

Athinë, 5 tetor – Marrëveshja e Prespës, implementimi i saj i plotë dhe konsekuent, mundësitë për thellimin e bashkëpunimit bilateral ishin temat në të cilat u përqendruan presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski dhe presidentja e Greqisë, Katerina Sakelaropulu në Pallatin presidencial në Athinë.

 

Dy presidentët e theksuan rëndësinë e vizitës zyrtare duke e marr parasysh atë se bëhet fjalë për një takim të parë në nivel më të lartë shtetëror, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Presidenti Pendarovski zbuloi se duke ardhur drejt Athinës ka mësuar se dy komisione të cilat dalin nga Marrëveshja e Prespës kanë dakorduar takim të ardhshëm.

“Vizita juaj është vizita e parë zyrtare e presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në vendin tim. Kështu merr rëndësi të veçantë dhe simbolikë për marrëdhëniet midis vendeve tona”, ka thënë presidentja greke.

Sakelaropulu e theksoi rëndësinë që Greqia e jep “për përforcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut”.

“Do të pajtoheni se zbatimi i plotë, i qëndrueshëm dhe me vullnet të mirë të Marrëveshjes së Prespës është kyç për arritjen e këtyre dy qëllimeve. Kanë kaluar dy vjet e gjysmë që kur Marrëveshja e Prespës hyri në fuqi. Ne e pranojmë që hapat pozitivë janë ndërmarrë nga Maqedonia e Veriut, por ka ende shumë çështje të pazgjidhura.

Mbyllja e këtyre çështjeve të hapura do të mundësojë zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë”, tha Sakelaropulu, duke shtuar se pala greke po shqyrton të gjitha aspektet e bashkëpunimit dypalësh.

Presidenti Pendarovski theksoi se edhe pse, siç theksoi, nuk është i prirur ndaj patetikës politike, megjithatë, duhet të thotë se kjo vizitë dhe takimi me Sakelaropulu kanë dimension natyrisht historik.

“Të keni vizitë të parë në nivel më të lartë politik pas 30 viteve midis dy vendeve të cilët janë fqinj direkt është një punë e rëndësishme. Ne edhe paraprakisht kishim bashkëpunim të shkëlqyer, por nga viti 2018 e vendosëm atë kornizë politike dhe juridike të quajtur Marrëveshja e Prespës e cila na mundësoi të bashkëpunojmë edhe më mirë. Ju jeni juriste, njëjtë si unë. Dua t’ju them se një parim juridik të cilin ju e njihni mirë dhe deri tek i cili kemi qëllim që të mbahemi lidhur me Marrëveshjen e Prespës – Pacta sunt servanda, që do të thotë se marrëveshjet duhet të ruhen dhe të respektohen”, porositi Pendarovski,

U pajtua me konstatimin e Sakelaropulu se shumë punë janë bërë në 2,5 vitet e fundit.

“Do të thoja se pjesa më e madhe dhe më e vështirë janë implementuar. Kuptohet ka edhe disa punë që duhet të kryhen dhe siç thash kemi absolutisht vullnet të mirë politik dhe qëllim për ta përfunduar këtë marrëveshje deri tek shkronja e fundit. Prespa neve na mundësoi të hyjmë në NATO dhe qëllimi i ardhshëm i yni për të cilin e presim mbështetjen tuaj është që të filloni negociata me BE-në dhe ta rrumbullaksojmë atë ëndrrën tonë euroatlantike”, theksoi Pendarovski pas takimit me Sakeropulu.

Nga kabineti presidencial, presidenti Pendarovski do të niset për në Pallatin e kryeministrit, ku do të takohet me kryeministrin grek Kirijakos Micotakis, dhe gjatë ditës do të takohet me kryetarin e Athinës, Kostas Bakojanis.
Gjatë vizitës, presidenti do ta vizitojë Muzeun Benaki, ku është planifikuar një turne në arkivat e Konstantinos Doksiadis, dhe do të takohet me ambasadorin e SHBA-së në Greqi Xhefri Pajat.

Gjatë vizitës, presidenti Pendarovski është i shoqëruar nga bashkëshortja Elizabeta Gjorgievska, e cila në kuadër të programit të zonjave të para, do ta vizitojë Galerinë kombëtare në Athinë. Në shoqërinë e ministres së Kulturës dhe të Sportit të Greqisë, Lina Mendoni.

Related posts

LIVE: Zoran Zaevi dhe Ali Ahmeti arrijnë Tetovë (VIDEO)

D V

FMN i ndau Maqedonisë së Veriut rreth 133 milionë të drejta speciale të tërheqjes

Redaksia

KRSKRR me apel për kujdes në komunikacion veçanërisht pranë shkollave

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More