Sala Universale në Shkup kaplohet nga zjarri!

nga D V

Shkup, 9 prill – Një zjarr masiv sot në mëngjes ka përfshirë sallën e njohur “Salla universale” në Shkup, e cila ishte në proces të rikonstruimit, përcjell INA.

Ekipet zjarrfikëse kanë dal në vendin e ngjarjes, por shtyllat metalike po shkaktojnë vështirësi gjatë ndërhyrjes në lokalizimin e zjarrit në ambientet e brendshme.

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza informuan se po digjet njëra nga kullat e objektit.

Kjo sallë kishte nisur të rikonstruohet gjatë muajit të kaluar. Ministria e Kulturës kohë më parë mori nën kompetenca këtë sallë nga Qyteti i Shkupit për ta rikonstruuar dhe adaptuar. Deri më tani nuk ka hollësi për shkaqet e shpërthimit të zjarrit. (INA)

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More